Profesori i kriminalistikës, Mensut Ademi ka thënë që dy ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë burgosur dhe keqtrajtuar vitin e kaluar në Bullgari.
“Ne i kemi dy raste në Republikën e Kosovës që nuk janë mediatike. I kemi dy djem pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku në Bullgari janë mbajtur diku mbi 30 ditë janë torturu.” – ka thënë Ademi në Rubikon të Klan Kosovës.
“Nuk është nëpër media, unë u kom propozu atyre që janë torturu nga pjesëtarët e Shërbimit Bullgar në disa qytete vetëm pse janë shqiptarë dhe në fund kanë pasur kartela që kanë qenë veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Ademi ka pohuar që ata tashmë i kanë nisur procedurat ligjore pas rekomandimit të tij.
“Ka ndodhur vitin e kalum. Është e drejtë e tyne dhe unë iu kom propozu atyre që të shkojnë t’i shfrytëzojnë të drejtat e tyre juridike”.
“Ata i kanë fillu tash procedurat me rekomandimin tim personal”.

















