DW: Mos u mashtroni sepse Ballkani Perëndimor mbetet i përjashtuar!

26.08.2015 22:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
DW: Mos u mashtroni sepse Ballkani Perëndimor mbetet i përjashtuar!

Në Vjenë takohen kryeministrat nga e gjithë Europa në Konferencën e dytë për Ballkanin Perëndimor. Një takim i prapambetjes me arrogancën e pushtetit, mendon Dragoslav Dedoviç, redaktor i politikës së jashtme në Deutsche Welle. Në vijim teksti i gazetarit me prejardhje nga Ballkani i cili shpreh mendimin e mediumit shtetëror gjerman:

“Ballkani Perëndimor” është një term teknik, që BE-ja e përdor që prej 17 vjetësh. Ai përfshin shtetet e dala nga ish-Jugosllavia. Meqënëse Sllovenia u përjashtua nga ky raund si një vend shumë perëndimor dhe me shumë mirëqenie, atij iu shtua edhe një vend tjetër tipik ballkanik – Shqipëria.

Ky përkufizim ka në Gjermani dhe në Perëndim një imazh të keq, pikëkirsisht ashtu si edhe emërtimi kryesor Ballkan. E si kompensim edhe Perëndimi nuk has vetëm në tifozë në rajon. Kjo ka një parahistori të gjatë, e cila ka çuar në klishetë e sotme: një parambetje e vazhdueshme në Ballkan dhe një arrogancë cinike e vazhdueshme pushteti në Perëndim.

Në Vjenë të paktën në aspektin retorik “prapambetja” dhe “arroganca e pushtetit” do të përjashtohen. Të gjithë do të bëjnë sikur takimi është një përsëritje rutinë e formatit të krijuar para një viti në Berlin, qëllimi i të cilit është afrimi i shpejtë i rajonit në BE dhe intensifikimi i bashkëpunimit rajonal.

Aspak dëshirë për Ballkanin Perëndimor

E vërteta është: Gjermania & Co. nuk kanë dëshirë, që në një afat të parashikueshëm t’i pranojnë në BE-në gjysmë të papërfunduar shtetet e varfëra gjysmë të dështuara. Askush nuk do ta thotë këtë sinqerisht. Në vend të kësaj do të përsëritet në formën e një rituali lutjeje formula e samitit të BE-së në Selanik më 2003: “E ardhmja e shteteve të Ballkanit është në Bashkimin Europian”.

Prej kohësh në kryeqytet perëndimore druhen, se tek e fundit në BE do të futen vende me një displinë të dyshimtë buxhetore të llojit helenik. Apo madje t’i pranojë ato në Eurozonë! Përveç kësaj ka drojë, se ndër kandidatët për në BE ka edhe disa vende, minoritet e të cilëve – si sot shumë romë nga Rumania e Bullgaria që preferojnë të jetojnë në Dortmund – margjinalizohen dhe janë ekstrem të varfër.

Imazhet e vjetra të armikut në Ballkan

E vërteta është edhe se marrëdhëniet bilaterale mes Serbisë nga njëra anë dhe Kroacisë e Bosnjë-Hercegovinës nga ana tjetër në dymbëdhjetë muajt e fundit janë përkeqësuar edhe më tej. Kjo ka të bëjë me paaftësinë e elitave të atjeshme politike, për t’i pranuar faktet nga vitet nëntëdhjetë të luftës dhe për t’i integruar ato në kuluturën e tyre të kujtesës. Imazhi i armikut kësisoj mbetet i aktivizueshëm në shoqëri.

Marrëveshja e mbivlerësuar e Brukselit, që arritën Serbia dhe Kosova në vitin 2013 me ndërmjetësimin e BE-së, deri më sot në shumë pika nuk është zbatuar. Eshtë paradoksale, por e vërtetë: BE-ja investon përmes EULEX-it për shtetin ligjor në protektoratin e vet Kosovë, ndërkohë që shumë qytetarë të Kosovës kërkojnë të drejtën e tyre për të aplikuar për azil në Gjermani.

Gjendje katastrofale ekonomike

Asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk e ka arritur sërish nivelin e zhvillimit ekonomik të vitit 1989. Madje në anëtaren e re të BE-së, Kroaci, ekonomia nga viti 2009 është në tkurrje. Atje ku shifrat ekonomike duken disi më mirë, si në Maqedoni e Mal të Zi, e paralizon jetën politike një strukturë pushteti që e konsideron veten të pagabueshme. Nëse sheh Bosnjë-Hercegovinën sot, shtron pyetjen, se çfarë ka bërë në fakt Perëndimi si fuqi mbrojtëse që prej dy dekadash atje. Ky vend është i paqendrueshëm si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik.

Diçka nuk shkon, e kjo në të dyja drejtimet – duket sikur vërtetë në takimin mes Perëndimit dhe Ballkanit Perëndimor arroganca e pushtetit dhe paprapambetja kërcejnë një vals që nuk do të përfundojë kurrë.

Panine të vogla dhe shumë refugjatë

Por për këtë nuk flitet. Do të shkëmbehen komplimenta. Do të piqen panine të vogla dhe ato do të shiten si një histori suksesi. Grupet e punës do të numërojnë kjelltas premtimet e papërmbushura që nga takimi i kaluar. Do të krijohen nëngrupe pune nëpër ministri. Lista e nismave të dështura dhe e projekteve të varrosura në heshtje është pothuajse po aq e gjatë sa edhe lista e nismave të përpiluara me optimizëm para një viti në Berlin. Si do të ndryshohet kjo? Pala organizatore nuk ka asnjë ide, e po ashtu as të ftuarit.

Në vend të kësaj tema dominuese edhe pas kuintave do të jetë rritja e numrit të refugjatëve. Përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit do të tërheqin vëmendjen ndaj kushteve të këqia të “korridorit” mes Greqisë dhe Hungarisë si dhe ndaj faktit, që refugjtët e luftës nga vendi i BE-së Greqia në vendin e BE-së Hungari udhëtojnë përmes vendeve të BE-së Maqedoni dhe Serbi. Deri më sot e lënë në baltë nga Brukseli Greqia nuk i mban më refugjatët. Hungaria – do t’i pengojë ata me një gardh – të sponsorizuar nga Brukseli. Çfarë do të thotë kjo për shtetet e Ballkanit?

Berlini do të kundërvihet me një tjetër fakt. Mbi 40 përqind e azilkërkuesve në Gjermani vijnë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor. Kështu s’mund të vazhdohet më.

Zemra në kuletë

Pavarësisht se çfarë do të rezultojë nga ky vallëzim disproporcional në Vjenë: Ballkani Perëndimor nuk do të marrë impulse të mjaftueshme ekonomike. Sepse një studim i Universitetit të Nisës e vlerëson nevojën rajonale për investime deri në vitin 2020 me rreth 110 miliardë euro. Për një “paketë shpëtimi” të këtij niveli në Perëndim nuk ka mazhorancë politike. Kësisoj macja kafshon bishtin e vet sipas motos: nëse ti nuk investon tek unë, vij unë tek ti!

Nëse zemra rreh e trembur në kuletë, atëherë gjërat shihen të deformuara. Në këtë drejtim ndihmon një përvojë jugosllave: eksperti jugosllav i ekonomisë Branko Horvat qysh në vitin 1968 konstatoi, se Kosovës për të barazuar nivelin e jetesës i nevojitet një rritje ekonomike dy herë më shumë se Sllovenia. Gjithçka tjetër vetëm do ta vononte arritjen e barazisë ekonomike mes popujve të Jugosllavisë. Si rrjedhojë do të vihen para një sprove të vështirë ndjenjat kombëtare, argumentonte Horvat. Çfarë mësojmë prej kësaj? “Solidariteti socialist” i vendosur me dekret partiak dështoi në realitetin ekonomik dhe Jugosllavia u shpërbë në fillim të viteve nëntëdhjetë prej sprovës së vështirë të parashikuar nga Branko Horvat. Ndërkohë kostoja e pasojave është edhe për Perëndimin më e lartë se sa investimet që nevojteshin asokohe. Edhe sot Kosova është vendi i varfër i Europës, ndërkohë që Sllovenia ekonomikisht e politikisht është shumë më afër Austrisë se sa Kosovës.

Dështim i modernizimit neoliberal

Vendet e dobëta, të cilët kanë një mjedis të fortë ekonomik, kanë nevojë për modernizimin. Vetëm ato nuk mund t’ia dalin. Kjo kushton shumë.

Vërtetë, që Gjermania dhe BE-ja janë të zhgënjyera tek konstatojnë, se paratë që ato i investojnë ndërkohë në Ballkanin Perëndimor, nuk kanë efekt në përmirësimin e shpresuar. Mos vallë është investuar gabim? Mos vallë është investuar shumë pak? Mos vallë u është besuar njerëzve të gabuar? Apo janë dërguar vallë njerëzit e gabuar? Mos vallë një takim vjetor është formati i gabuar? Mos vallë duhet përveshur punës në vend që të merresh me çikërrima?

Sigurisht që demokracitë e ekonomisë së tregut në Perëndim nuk mund t’i akuzosh për mungesë përpjekjesh. Në fakt miliarda janë derdhur në këtë rajon. Por disa prej tyre janë kthyer sërish në drejtim të Perëndimit. Kaq shumë para në qarkullim e kaq pak përparim. Këtu nis dallimi mes së mirës dhe qëllimi të mirë. Prej gati dy dekadash Perëndimi është aktor kryesor në aspektin ekonomik dhe politik në Ballkan. Tani pas dështimit të Jugosllavisë në të njëjtin rajon po konturohet një tjetër dështim europian. Ky është një dështim i paralajmëruar. Për fat të keq një diskutim i tillë nuk do të zhvillohet në Vjenë. Por dikur kjo duhet diskutuar.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar