Duda e Noizy përgatisin “bombën” për fundvit (Foto)

E publikuar: 29/12/2016 14:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkë, Noizy nga Shqipëria e Duda nga Kosova, kanë të konsoliduar një miqësi të fortë ndër vite, duke bashkëpunuar edhe në shumë projekte muzikore.

Por, muajve të fundit, dyshja zunë vend në media për shoqërinë e tyre por në konotacionin e një krisjeje të saj.

Megjithatë, dilema për miqësinë mes dyshes tash e tutje nuk mund të ketë kjo pasi që ata muaj më parë u treguan mjaft të afërt në rrjete sociale duke uruar kështu njëri tjetrin në ditëlindjet respektive. E për të shuar kështu çdo dilemë ata kanë bashkëpunuar edhe në një projekt muzikor i cili do të vijë shumë shpejt.

Titulli i projektit nga dyshja pritet të jetë ‘My Victory’ teksa xhirimet e klipit veçse kanë përfundaur tashmë. Dyshja rikthehen në bashkëpunim me klip kështu pas 3 vitesh kohë në të cilën që të dy kanë pasur suksese mjaft të mëdha. /Prive/