Drita fiton dhe shpallet kampion për edicionin 2024/25

E publikuar: 04/05/2025 17:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drita ka shënuar fitore ndaj Llapit me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës, tri pikë që i mjaftuan që të shpallet zytarisht kampion.

Pas një pjese të parë pa gola, por me raste nga të dyja palët, fundi i ndeshjes doli të jetë mjaftë interesant.

Drita krijoi disa mundësi për ta gjetur golin, por u desh të priten minutat e fundit.

Arbër Bytyqi i Llapit u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve, ndërsa nga ajo goditje dënimi, Iljesa Zylfiu, shënoi për 1-0.

Edhe Drita mbeti pa një lojtar, pasi Arb Manaj u ndëshkua me dy karton të verdhë.

Zylfiu ishte afër golit edhe në kohën shtesë, por Marijan Coric bëri një pritje të madhe.

Drita shpallet kampioni i Kosovës pas pesë vitesh, ku gjilanasit kanë 69 pikë, duke e lënë Ballkanin me 12 pikë pas kur kanë mbetur edhe katër ndeshje.

Rezultatet mes Dritës dhe Ballkanit janë në favor të gjilanasve.