Drejtësia selektive e Isa Mustafës

02.09.2015 12:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Drejtësia selektive e Isa Mustafës

Sot, me një shpejtësi të pazakonshme për sistemin tonë të drejtësisë, u dënua një qytetar që i shqetësuar për padrejtësitë që po i bëhen Kosovës, paska “kërcënuar” ministrin Arban Abrashi dhe djalin e kryeministrit.

Derisa vetë kryeministrit i trajtohen tash e 2 vite 70 lëndë për krime e korrupsion; derisa djemt e tij tash e 2 vite kanë procese të hapura për keqpërdorime; derisa gjithandej nëpër media raportohet nepotizmi me tendera i kryeministrit Mustafa; derisa Ramadan Muja i PDK-së tash e 2 vite nuk gjykohet për keqpërdorimet e komunës… gjykatat e Isa Mustafës godasin qytetarët, vetëm atëherë kur cënohen familjarët apo ministrat e tij.

Ditëve të fundit e pamë hapur se si preokupimi kryesor i kësaj qeverie është ruajtja e pronave të veta private. Qeveria nuk brengoset aspak për shtetin që po e defunksionalizon dhe ndanë etnikisht, nuk brengoset aspak për gjendjen ekonomike dhe sociale të qytetarëve që po ua rritë çmimet. Qeveria brengoset vetëm kur janë në pyetje djemt e kryeministrit, ministrat dhe familjet e pronat e tyre private.

Para disa ditësh, deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! z. Fisnik Ismaili u kërcënua publikisht nga Ramiz Hoti, zyrtar i Policisë së Kosovës. Askush nuk ndërmorri asgjë për këtë rast. Ndërkaq, para ca kohësh, një zyrtar tjetër policor me emrin Samet Uka kërcënoi deputetin e VETËVENDOSJE!-s Albin Kurti me “kallje me benzinë”. Askush nuk ndërmorri asgjë për këtë rast, thuhet në komunikaten për media.

Ne nuk e kuptojmë se çfarë shteti demokratik e i drejtë qenka ky, që kur kërcënohet djali i kryeministrit apo ndonjë vartës i tij, reagon Policia me shpejtësi enorme dhe gjykata bëhet jashtëzakonisht efikase, ndërsa kur një zyrtar i shtetit kërcënon deputetin e opozitës, as nuk merret në pyetje nga policia se lëre më të arrestohet apo dënohet.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit