Djali i Trumpit sërish në gjyq, dëshmon për mashtrimin e kompanisë së babait të tij

E publikuar: 02/11/2023 15:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Djali i ish-presidentit Donald Trump, Donald Trump Jr., është kthyer në gjykatore të enjten për të vazhduar të dëshmojë në gjyqin e mashtrimit civil të familjes Trump në Nju-Jork, një ditë pasi ai mbrojti sjelljen e tij ndërsa pretendoi se kishte pak njohuri për mashtrimin për të cilin gjyqtari tashmë i ka shpallur përgjegjës.

Trump Jr. është i pari nga katër Trumpët që do të dëshmojnë nën betim në gjyqin civil, në të cilin ata po përballen me Prokuroren e Përgjithshme të Nju-Jorkut, Letitia James.

Eric Trump pritet të fillojë të dëshmojë më vonë të enjten. Donald Trump do të dëshmojë të hënën, dhe Ivanka Trump është planifikuar të shfaqet dy ditë më vonë.

Gjykatësi i çështjes i ka gjetur tashmë Trumpët dhe kompaninë e tyre, përgjegjës për mashtrim, duke përcaktuar se ata kanë fryrë pasurinë e Trumpit me miliarda dollarë dhe shumë prona me qindra miliona, në mënyrë që të arrijnë marrëveshje të favorshme me bankat dhe siguruesit.

Zyra e James thotë se Trumpët përfituan me të paktën 250 milionë dollarë përmes skemës, raporton CBSNews, transmeton Klankosova.tv.

Gjyqi po vazhdon për akuza të tjera në lidhje me falsifikimin e të dhënave të biznesit, komplot dhe mashtrim të sigurimeve, si dhe për të përcaktuar se me çfarë ndëshkimesh do të përballen Trumpët dhe kompanitë e tyre, nëse ka ndonjë.

Teksa mbërriti në gjykatë të enjten, një gazetar i CBS News e pyeti Trump Jr. se çfarë priste nga dita e dytë e dëshmisë së tij. Ai vuri lart dy gishtat e mëdhenj dhe tha: “Do t’ju them pas një ore”.