Diplomatët e karrierës me status si të punonjësve të AKI-së dhe FSK-së

02.09.2015 15:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Diplomatët e karrierës me status si të punonjësve të AKI-së dhe FSK-së

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka qenë e vetmja në rajon që nuk ka ndarë ligjërisht zyrtarët që janë pjesë e shërbimit të jashtëm dhe ata që janë pjesë e shërbimit civil. Deri më tani, të gjithë punëtorët e MPJ-së, përfshirë edhe ambasadorët, janë njohur si shërbyes civilë.

Kjo pritet të ndryshojë shumë shpejt. Ligji i ri për Shërbimin e Jashtëm, i cili është prezantuar nga zëvendëskryeministrit Thaçi dhe miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë pritet të bëjë një ndarje të qartë ndërmjet diplomatëve të karrierës dhe shërbyesve civil.

Ardian Arifaj, këshilltar i kryediplomatit të Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se shërbimi i jashtëm do të përbëhet nga diplomatët e karrierës dhe shërbyesit civil.

“Risi është që diplomatët e karrierës nuk do të jenë më pjesë e shërbimit civil, por do të kenë një status të barasvlershëm me atë të punonjësve të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë dhe Forcat e Sigurisë së Republikës së Kosovës”, tregon Arifaj.

Sipas tij, kjo është bërë për shkak të detyrave dhe natyrës specifike të Shërbimit të Jashtëm dhe për faktin se dispozitat ligjore dhe rregullat për shërbimin civil, si në nivelin normativ, ashtu edhe në praktikë, nuk kanë korresponduar me specifikat dhe nevojat e shërbimit të jashtëm.

“Megjithatë, rregullat ligjore për shërbimin civil do të vazhdojnë të zbatohen edhe për Shërbimin e Jashtëm aty ku ligji për shërbimin e jashtëm nuk përmban rregulla të veçanta”, vlerëson ai, raporton KP.

Me ligjin e ri parashihet që personeli i punësuar në MPJ në sektorët e auditimit dhe të financave, të prokurimit publik dhe të burimeve njerëzore, të logjistikës dhe të teknologjisë informative do të vazhdojnë të mbeten shërbyes civil.

Këto funksione sipas Ligjit janë të natyrës administrative dhe jo diplomatike dhe se për këta nëpunës zbatohen dispozitat e legjislacionit për shërbyesit civil.

Megjithatë, ligji i ri parasheh që në rastet kur ka pozita të lira dhe është me interes për Republikën e Kosovës, shërbyesi civil i punësuar në MPJ për jo më pak se dy vjet mund të kalojë në Shërbimin e Jashtëm si diplomat i karrierës.

Kjo mund të ndodh vetëm nëse i plotëson kushtet ligjore për diplomat të karrierës dhe kalon me sukses provimin e organizuar nga Komisioni i Karrierës Diplomatike, në bashkëpunim me Akademinë Diplomatike.

“Për dallim prej diplomatëve të karrierës dhe shërbyesve civil të punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, personeli teknik i punësuar në misionet diplomatike dhe postet konsullore nuk është pjesë e Shërbimit të Jashtëm”, shton Arifaj, i cili thotë se ligji ka edhe shumë risi të tjera, të cilat do të sqaron ditëve në vazhdim. “Është projektligj tejet i avancuar, që është hartuar bashkë me të gjitha palët e interesit, si me shoqërinë civile, ashtu edhe me deputetë e palë të tjera dhe ka shumë ndryshme, që janë nisur edhe nga qeverisja e kaluar, ka edhe shumë të reja, por që të gjitha këto do të trajtohen më detajisht ditëve të ardhshme”, thotë Arifaj.

Sot gjatë ditës, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar Ligji i ri për Shërbimin e Jashtëm të Kosovës. Me këtë rast, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, njëherësh ministër i jashtëm tha se Kosova është duke zhvilluar një politikë të jashtme dinamike, me qëllim të fuqizimit të vazhdueshëm të shtetësisë edhe nëpërmjet anëtarësimit në mekanizma ndërkombëtarë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer