Diplomacia kosovare shpresa për njohje nga pesëshja e BE-së, Gërvalla: S’kanë asnjë arsye për të mos e bërë

E publikuar: 28/02/2023 12:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Donika Gërvalla Schwarz në një intervistë dhënë për gazetën “El Periodico”, ka thënë se Serbia është e interesuar për një konflikt të ngrirë.

Kjo siç thotë Gërvalla, pasi Serbia do që partnerët e Kosovës të harrojnë se si shteti ynë ka arritur pavarësinë.

Mund të ketë një marrëveshje vetëm nëse e dëshirojnë të dyja palët. Dhe ne nuk shohim se Serbia është e interesuar, ne shohim se Serbia është e interesuar për një konflikt të ngrirë, ndoshta që partnerët tanë të harrojnë se si arritëm në pavarësi”, tha Gërvalla Schwarz për gazetën, transmetron Express.

Tutje, ajo nuk sheh ndonjë arsye që Spanja mos ta njoh shtetin e Kosovës.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se pret që pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë.

“Shpresoj që pesë vendet e BE-së që nuk e kanë bërë ende do ta bëjnë këtë gjë. Se kur do të ndodhë kjo varet nga përpjekja e bërë nga të dyja palët. Por nuk shoh asnjë arsye pse kjo të mos ndodhë. Jemi përpjekur të kemi kontakte jo vetëm me politikën, por po mundohemi të lëvizim edhe në sfera të tjera të shoqërisë. Por, pavarësisht disa përparimeve, mbetet shumë punë për të bërë”, tha Gërvalla.