Dhunë fizike ndaj 4 grave të familjes, arrestohet personi në Podujevë

E publikuar: 02/11/2023 09:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arrestohet një person në Podujevë pasi që i njejti ka shkaktuar lëndim te katër viktimave, – gjinia femër.

Rasti i cilësuar si dhunë në familje, ka ndodhur në Podujevë, ku thuhet se i dyshuari pas një mosmarrëvesje ka shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa personi në fjalë është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Rasti po vazhdon të hetohet.

Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE

Podujevë 01.11.2023 – 12:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje,  ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj kater viktimave kosovare. Katër viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.