Dhembja për atdheun nuk pushon kurrë

29.07.2021 14:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Dhembja për atdheun nuk pushon kurrë

Nga Emrush T.Shkodra

Ndjen dhembje edhe atëherë kur ik prej tij, edhe kur mbërrin në destinacionin e preferuar, ke dhembje përgjatë terë kohës sa je jashtë tij, edhe kur nisesh për atdhe ke dridhje shpirtërore e dhembje.
Kur mbërrin në atdhe ke dhembje, mallëngjim dhe çmallje përmes lotëve të gëzimit.

Mbaj mend kur babai im kur tregonte kohën kur kishin udhëtuar drejtë Zvicrës me tren, viti 1976-81 (akropolisi). “Hipnim në trenin që shkonte në Evropë, ai vinte nga Greqia, nëpër serbi, Kroaci e andej”, vazhdonte bisedën ai.

Eksod dhe dyndje e madhe e atëhershme e shqiptarëve që iknin drejtë Gjermanisë, Zvicrës, Austrisë. Jugosllavia atëherë i dërgonte shqiptarët përmes BVI-së dhe i shpërndante nëpër Evropë, dhe kush më nuk kujdesej për ta.
Sërish babai im thoshte “jo biro, askush nuk i konsideronte shqiptarët më si pjesë e këtij vatani”, po a kishte ambasadë Jugosllavia ishte pyetja ime. “Po kishte, por aty mund të kryente punë najkush që ishte mik i tyre”.

Pra, shqiptarët gjithherë nën përkujdesjen e fatit, shteti ju shihte hajrin, ju merrte taksën, por nuk i konsideronte si pjesë të tijën.

Eh, kronologjia e dhembjes!

Me 5 mars të vitit 1993 në Shkup rrëzohet Aeroplani i tipit Foker 100 i Aviokompanisë Palair Macedonia, ai u rrëzua menjëherë pas fluturimit nga aeroporti Petrovec. Në këtë tragjedi jetën e humbën 89 udhëtarë, shumica prej tyre mërgimtar shqiptarë të ardhur nga Zvicra.
Rezultatet jo zyrtare për rrëzimin e avionit të pare në muajin mars të vitit 1993 në Shkup ka ndodhur për shkak të keqpërdorimeve që i kanë bërë autoritetet e atëhershme të Aeroportit të Shkupit lidhur me lëngun për spërkatjen e trupit të Aeroplanit për ta ruajtur atë nga ngrirja. Kështu që në vend që Aeroplani Foker të spërkatet me një ton lëng kundër ngrirjes ai është spërkatur me 500 litra të këtij lëngu sepse 500 litra tjera janë përzier me ujë. Ndërsa edhe në një analizë të vetme të bërë për fatkeqësinë është shkruar se krahët e Aeroplanit kanë qenë të ngrira që kanë shkaktuar defektin dhe rënien e tij.

Tragjedia tjetër e rrëzimit të aeroplanit

Më 20 nëntor të vitit 1993 në ora 23 e 45 minuta Aeroplani i tipit Jak 40 përplaset me majën e një kodre në afërsi të aeroportit të Ohrit. Si pasojë e saj jetën e kanë humbur 115 persona që udhëtonin në relacionin Gjenevë Shkup, shumica e tyre shqiptar, në mesin e tyre edhe një fqinji i imi.
Në rrëzimin e dytë informacionet jozyrtare flasin se Aviokompania Avioimpeks që ishte aviokompani e vetme që gëzonte status të privilegjuar në vitin 1993 atëkohë i paska pasur borxhe Aeroporteve të Maqedonisë. Në çastin kur eroplani Jak ka tentuar që të bëj ulje në aeroportin e Ohrit autoritetet e Aeroportit nuk ia kanë ndriquar pistën për ulje të njëjtit. Gjatë tentimit që të ngritët sërish në qiell Aeroplani 200 metra pa e tejkaluar majën e kodrës së Malit Trojan është përplasur për të.

Ata lanin hesapet në mes vete, shqiptaret vdisnin.

Shqiptarët vdisnin, dhe jetët e tyre shkonin për asgjë! Mungesë përgjegjësie shtetërore ndaj tyre, dhe si rrjedhojë ngushëllimin e gjenim vetëm te njëri tjetri.

Aksidente të panumërta për çdo vit kur marrin për të shkelur tokën e premtuar, atdheun që si duket sa je më larg tij, dashuria për të rritet edhe më shumë.

Guri rëndë peshon në vend të vet.

I huaj në perëndim, i huaj rrugës, i huaj në atdhe, askund një trajtim dinjitoz.

Mediat kroate kishin thënë që shoferi i lodhur në vend që ti dërgoj njerëzit në atdhe, i dërgoj në vdekje.
I dërgoj në parajsë, thash unë deri sa shikoja të mbijetuarit nj t.

Bashkatdhetarët zgjedhin rrugën më të vështirë dhe më pak të kushtueshme për atdhe, vetëm e vetëm që paratë që të paguajnë për biletën e aeroplanit, ti shpenzojnë më familjarët e tyre në Kosovë.

850.fr një biletë aeroplani nga Zurich për Prishtinë, një familje 4 anëtareshe do të paguante 3400 fr për të ndjerë atdheun dhe vendlindjen e tij.

Tragjeditë që po i përcjellin bashkatdhetarët tanë nga viti në vit duke ardhur në atdhe, shteti duhet të ndërhyjë dhe tregojë dorën e vet.

Nuk mund të konsiderohen dhe të trajtohen bashkatdhetarët e familjarët tanë njëjtë si në kohërat e para luftës, dhe më larg si në kohën e Jugosllavisë.

Kjo diasporë që ne i shohim vetëm si monedha eurosh, frankash e këso gjerash materiale, dijeni që ketë tokë ata e kanë mbajtur gjallë që nga gjeneratat e para që kanë dalë jashtë, pra nga viti 1968.
Mërgata na ruajti dhe forcoi kombin, na ruajti ekzistencën. Kjo mërgatë ndikoi që të formohet UÇK-ja, dhe ndihmoi që ajo të financohet dhe të fitohet kjo luftë.

Kjo mërgatë po vazhdon që ta ruaj ekuilibrin tonë ekonomik dhe financiar si për familjen ashtu edhe për shtetin.

Parat e tyre të fituara me djersë e mund, po derdhen në atdheun e tyre, e vendin tonë, e ne akoma s’po mundemi ti hapim rrugën e sigurt drejtë atdheut!

22 vite pas çlirimit e 13 pas bërjes shtet, ne vazhdojmë ti trajtojmë përmes fyerjeve dhe etiketimeve përmes personave që dëshirojnë të bëjnë karrierë mbi supet e tyre.

Për çdo vit problemet e mërgimtarëve janë të njëjta.

Bileta të shtrenjta, ndërrime të terminave për fluturim, pritje të gjata nëpër aeroporte, pritje në kufi, pritje nëpër qytete dhe ngritje çmimesh gjithandej.
Edhe çka është edhe më keq, Republika e Kosovës edhe kur hapi ambasadat, dërgoj atje personel që silleshin keq më mërgimtarët, ata as punën nuk jua kryenin.
Kishte raste kur vizitorët kishin kapur me telefonat e tyre parmës fotografisë personelin me këmbë të ngritura mbi tavolinë.

Shteti sërish në gjumë!
Monopolet assesi të luftohet nga autoriteti i konkurrencës

Çmimet jo reale të tregut dhe rritja e tyre përgjatë kohës kur udhëtojnë bashkatdhetarët tanë drejt vendlindjes kanë të bëjnë plotësisht më çmime dumping, kjo ka bërë që kompanitë të balancojnë një çmim, dhe për rrjedhojë zotërojnë tregun duke i rregulluar çmimet e fluturimit drejt Prishtinës.
Sa që edhe në swiss air me i thirre pwr njw rezervim apo ankesë, të përgjigjën që janë rrjete të organizuara në vijat për atje, asgjë s’mund të ju ndihmojmë.

Së fundmi shumë njerëz kanë treguar që aviokompani të ndryshme kanë kërkuar dhe kanë pranuar testin e Covid19 vetëm nga një laborator privat, pra ky monopol i ndërtuar qëllimshëm dhe plotësisht në dëm të bashkatdhetarëve kurrë asnjëherë nuk është hetuar.

Për të përballur me dyndjen e madhe të mërgimtarëve drejt Kosovës, vazhdojnë akoma të mos angazhohen as ambasadat tona që ekzistojnë nëpër shtete të ndryshme të Evropës, e as nuk angazhohet autoriteti i konkurrencës për të parë marrëveshjet në mes kompanive ajrore, e po ashtu qeveria vazhdon të jetë vetëm një spektatore, i cili dëshiron të merret vetëm me pasojat, nuk e kalkulon kohën si preventiv të problemeve.

Shteti do të duhej që shtytësit, manipuluesit, ekzekutuesit, tëre hierarkinë e grupeve që punojnë për interesin e tyre, duke verë monopol në organizimin e udhëtimeve të bashkatdhetarëve drejt vendlindjes, të shfrytëzoj momentumin, dhe rastet e dhimbshme si kjo tani, të sjellë drejtësinë në binarët dhe në piedestalin më të lartë.

Më shumë se ngushëllime për njerëzit që dritën e jetës së tyre e shihnin në atdheun që mbanin mall 1 vit, do të duhej që përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

Koha kur njerëzit që investojnë djersën e tyre në atdhe, duhet të ju lehtësojnë dhe të ju ofrojnë një rrugëtim të dinjitetshëm për atdhe.

Koha kur njerëzit nderojnë vetveten, shumë shpejt duhet ti vjen fundi!

____________
Për: infosot.com

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


A i ka çu duart prej ShBA-së kjo qeveri?

A i ka çu duart prej ShBA-së kjo qeveri?

Qeveria Kurti u vonua të blejë vaksinat, por vetëm kritika anti-qeveritare nuk e ndihmon Kosovën

Qeveria Kurti u vonua të blejë vaksinat, por vetëm kritika anti-qeveritare nuk e ndihmon Kosovën

Dual arsimi dhe përgatitja për tregun e punës

Dual arsimi dhe përgatitja për tregun e punës

Juve atje n’kry t’venit e që po na thoni “hajt se mirë’ osht”

Juve atje n’kry t’venit e që po na thoni “hajt se mirë’ osht”

Një Kryeministër që i etikon fashistë kritikët e Goranit, është kërcënim real për vendin

Një Kryeministër që i etikon fashistë kritikët e Goranit, është kërcënim real për vendin

Bregoviç po e hapka koncertin me kangën “Kosovarja”, gjoja nerë e madhe për gra e çika të Kosovës

Bregoviç po e hapka koncertin me kangën “Kosovarja”, gjoja nerë e madhe për gra e çika të Kosovës

Pse Kosova e Albin Kurtit po i largohet çdo ditë Shqipërisë?

Pse Kosova e Albin Kurtit po i largohet çdo ditë Shqipërisë?

Trathëtia e votës sime

Trathëtia e votës sime

Latifi: Afganistani dështoi për t’u bërë shtet modern e ligjor, të njejtën gjë e pret Serbia për Kosovën

Latifi: Afganistani dështoi për t’u bërë shtet modern e ligjor, të njejtën gjë e pret Serbia për Kosovën

Latifi e quan “zuzar” Mustafa Nanon pasi ky i fundit i doli në krah Goran Bregoviçit

Latifi e quan “zuzar” Mustafa Nanon pasi ky i fundit i doli në krah Goran Bregoviçit

Dhembja për atdheun nuk pushon kurrë

Dhembja për atdheun nuk pushon kurrë

Na dogji malli, seç na vrau – në udhët p’ej sh’pie

Na dogji malli, seç na vrau – në udhët p’ej sh’pie

A jemi vërtetë shoqëri aq patriarkale, sa po na atribuohet?

A jemi vërtetë shoqëri aq patriarkale, sa po na atribuohet?

Lotët e opozitës, analistëve e mediave në Kosovë kundër NEPOTIZMIT!

Lotët e opozitës, analistëve e mediave në Kosovë kundër NEPOTIZMIT!

Pse nuk guxojnë t’ia përmendin dot as emrin kryeprokurorit që mban mbiemrin “Çela”?

Pse nuk guxojnë t’ia përmendin dot as emrin kryeprokurorit që mban mbiemrin “Çela”?

“Vrasësi i heshtur” dhe Asbesti në mafiourbanizëm

“Vrasësi i heshtur” dhe Asbesti në mafiourbanizëm