Deputeti Kastrati fyen ministrin Murati: Kalama që ke dal nga çerdhja

E publikuar: 23/09/2022 12:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati në mbledhjen e Komisionit për Arsim e ka quajtur ministrin e Financave Hekuran Murati, kalam i sapo dalur nga çerdhja.

Megjithatë, Kastrati tha se nëse vazhdon debati dhe nuk ka propozime të reja, atëherë greva po vazhdon të bëhet e dhunshme për publikun.

“Nëse nuk ka propozim të ri, ju thash hedhe atë ditë me ardhë sot me i ndëgjua këta e me u bë na spektatorë dhe fjalimeve të kalamajve që kanë dal prej çerdhes e kanë ardhë këtu me na shit qallëm”.

“Nëse ska propozim, dhe vazhdon kështu është dhunë dhe torturë për publikun”.