Deputetët nga Austria priten nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë

E publikuar: 03/06/2021 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë është takuar me deputetët nga Partia Popullore e Austrisë, Martin Engelberg dhe Carmen Jeitler-Cincelli, njëherësh kryetare e Grupit parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Mediet nuk janë lejuar të qëndrojnë në këtë takim.Deputetët nga Partia Popullore e Austrisë në mëngjes janë takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti, të cilët e uruan atë për fitoren në zgjedhje dhe i dëshiruan suksese në qeverisje.

Ata u interesuan për situatën me pandeminë dhe ndikimin e saj në ekonomi, dhe shprehën gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën.Kurti u shpreh falënderues për ndihmën që Austria i ka dhënë ndër vite popullit të Kosovës dhe për rëndësinë që ka për vendin intensifikimi i bashkëpunimit sidomos në fushën e arsimit.