Dënohen sjelljet e tifozëve në Teatrin Popullor të Maqedonisë së V.

E publikuar: 25/11/2019 18:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtuesit e Teatrit Popullor të Maqedonisë së Veriut kanë thënë se nuk kanë qenë të lajmëruar për organizimin e manifestimit të shënimit të 30 vjetorit të themelimit të grupit të tifozëve të klubit të futbollit nga Shkupi të njohur me emrin “Shvercerët” me ç’rast kanë theksuar se objekti i teatrit është dëmtuar nga sjellja e egër e tifozëve.

Këto pretendime i kanë demantuar tifozët shqiptarë “Shfercerat” duke theksuar se objektet kulturore u përkasin edhe atyre dhe se informacionet për demolimin e objektit të teatrit kanë për qëllim rrënimin e imazhit të tyre.

Reagimet vijnë pasi në rrjetet sociale u shfaqën shumë video ku sipas mediave maqedonase gjatë shënimit të 30 vjetorit të themelimit të grupit të tifozëve të klubit të futbollit Shkupi – “Shvercerat” të premten me 22 nëntor kanë brohoritur “ata kanë histori të rreme” që sipas mediave maqedonase këto thirrje u janë adresuar maqedonasve.

Ministria e Kulturës përmes një njoftimi me shkrim ka bërë të ditur se Drejtoria e Teatrit Popullor të Maqedonisë se Veriut nuk ka qenë e njoftuar se në manifestimin e së premtes do të janë të pranishëm dhe pjesëtarët e grupit të tifozëve të Shkupit , “Shvercerat” .

Drejtoresha e teatrit, Simonida Ugrinovska, për Radion Evropa e Lirë thotë se në mënyrë tinëzare është futur emetimi i filmit dokumentar për tifozët e klubit futbollit “Shkupi”, pasi asaj i është thënë se do të ketë dy ngjarje që kanë të bëjnë me festën e alfabetit të gjuhës shqipe duke mos dhënë detaje rreth tematikës së filmit dokumentar.

“Ngjarja që ndodhi të premten ishte në organizim të qeverisë, Ministrisë së Kulturës dhe deputeti të Bashkimit demokratik për integrim Artan Grubi. Sipas paralajmërimeve planifikohej të shënohej 22 nëntori dita e alfabetit në gjuhën shqipe dhe në kuadër të kësaj ishin paraparë dy ngjarje, manifestimi për shënimin e ditës së alfabetit që të prezantohej një film dokumentar”.

“Në kuadër të ngjarjes ku ndodhi incidenti nuk kishim asnjë informacion se do të shfaqej film dokumentar me një përmbajtje të tillë në prani të tifozëve ndonjë klubi të futbollit”, theksoi Ugrinovska.

Ajo thekson se e ka njoftuar edhe Ministrinë e Brendshme për të verifikuar dëmin material që i është shkaktuar objektit të Teatrit Popullor të Maqedonisë gjatë incidentit në fjalë.

“Ne si institucion incidentin e kemi lajmëruar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ata erdhën këtu me qëllim që të bëhet vlerësimi i dëmit, sepse kemi dëme materiale, për momentin nuk mund të them se cila është vlera e dëmit që është shkaktuar”, thotë Ugrinovska.

Pretendimet për sjellje vandale i kanë demantuar ‘Shfercerat” dhe deputeti i BDI-së Artan Grubi që është pjesë e grupit te tifozëve.

“E vërteta është se ne si grup i organizuar u drejtuam dhe hymë në objektin në të cilin ishte caktuar shënimi i jubileut, me ç’rast u prezantua një film i shkurt dokumentar për grupin tonë të tifozerisë dhe u ndanë mirënjohje personave eminent nga jeta e futbollit të cilët kanë dhënë kontributin për klubin tonë të jetës”.

“Ne jemi tifozë dhe tifozërija është jeta jonë, nuk ka mënyrë tjetër të tifozërisë veçse këndimi i këngëve dhe brohoritjes, dhe në këtë e bëmë atë natë dhe asgjë tjetër, pa asnjë vandalizëm, thyerje, ndonjë fjalë ofenduese e jo më fjalë të urrejtjes“

“Ashtu siç hymë të organizuar në objektin e teatrit ashtu të organizuar lëshuam objektin, dhe gjatë daljes kontrolluam mos rastësisht është shkaktuar ndonjë dëm, por nuk konstatuam ndonjë gjë të tillë”, kanë theksuar në një postim në Facebook “Shvercerat” .

“;
//parse XFBML, because it is not nativelly working onload
if (!fbParse()) {
var c = 0,
FBParseTimer = window.setInterval(function () {
c++;
if (fbParse())
clearInterval(FBParseTimer);
if (c === 20) { //5s max
thisSnippet.innerHTML = “Facebook API failed to initialize.”;
clearInterval(FBParseTimer);
}
}, 250);
}
}
};
thisSnippet.className = “facebookSnippetProcessed”;
if (d.readyState === “uninitialized” || d.readyState === “loading”)
window.addEventListener(“load”, render);
else //liveblog, ajax
render();
})(document);

Nga ana tjetër, Artan Grubi ka mohuar të jetë organizator i këtij manifestimi.

“Unë nuk jam organizator i ngjarjes, por më duhet të theksoj që teatri i përket popullit, jo VMRO-së, LSDM-së, e as kastës, është ndërtuar me para tona, me paratë e qytetarëve, jo me paratë e VMRO-së e as kastës, por me paratë e qytetarëve dhe i takon qytetarëve”.

Artistët maqedonas kanë theksuar se është e kuptueshme se institucionet e shtetit u përkasin të gjithë qytetarëve megjithëse shton se duhet të bartë përgjegjësi ai që ka dhanë leje qe një objekt kulturor organizohen manifestime të tifozëve duke e ditur natyrën e sjelljes së tifozëve.

Por, askush deri më tani nuk ka dashur të pranojë se kush ka qenë organizator i këtij manifestimi.