Deklarata e përbashkët: Asnjë sistem demokracie nuk është i zbatueshëm për të gjitha vendet

E publikuar: 15/12/2021 10:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk ekziston asnjë sistem demokracie apo model zhvillimi që të jetë i zbatueshëm për të gjitha vendet dhe çelësi i vlerësimit është nëse populli është zot i vendit apo jo, u theksua të hënën në një deklaratë të përbashkët.

“Deklarata e përbashkët e partive politike botërore, organizatave shoqërore dhe instituteve të studimit të politikave për bërjen e përpjekjeve të pavarura për të eksploruar rrugën drejt demokracisë dhe për bashkëpunimin mbi promovimin e zhvillimit të përbashkët” u miratua nga 351 parti politike, organizata shoqërore dhe institute të studimit të politikave nga 140 vende dhe rajone.

Në deklaratë pranohet larmia e botës, që përcaktohet si “tipari magjepsës i qytetërimeve njerëzore dhe burimi i gjallërisë dhe dinamizmit për zhvillimin e botës”.

Për shkak të historisë, kulturës, sistemeve shoqërore dhe fazave të ndryshme të zhvillimit të vendeve dhe rajoneve të botës, mënyrat dhe mjetet e realizimit të demokracisë janë të ndryshme, theksohet në deklaratë.

“Nuk ekziston asnjë sistem demokracie apo model zhvillimi që të jetë i zbatueshëm për të gjitha vendet,” shtohet në dokument.

Sipas deklaratës, mënyra më e mirë për të vlerësuar nëse sistemi politik i një vendi është demokratik dhe efikas është të shohësh nëse njerëzit gëzojnë të drejtën e votës, nëse e drejta e tyre për pjesëmarrje të gjerë është e garantuar dhe nëse premtimet politike përmbushen pas zgjedhjeve .