
Agjencia e Statistikave të Kosovës kumtoi se deficiti tregtar i Kosovës është më i lartë për 7,4 për qind në vitin 2024, krahasuar me vitin 2023.
Duke publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për vitin 2024, Agjencia e Statistikave saktëson se tregtia e mallrave në vitin 2024 kishte deficiti tregtar në vlerë prej 5,4 miliardë euro që është një deficit tregtar më i lartë për 7,4%, krahasuar me vitin 2023, ku edhe në këtë vit ka bilanc negativ.
“Totali i eksporteve në këtë vit ishte 941,5 milionë euro, ndërsa importi 6,4 miliard euro. Eksporti
mbulon importin për vetëm 14,8%.
Duke krahasuar të dhënat e eksporteve për mallrat kosovare gjatë vitit 2024 me atë të vitit 2023
shifrat tregojnë se ka një rritje vjetore për 9,1%, rritje e cila ka edhe më tutje bilancin negativ
tregtar të Kosovës. Ndërsa, të dhënat e tregtisë së mallrave për importin e Kosovës në vitin 2024
kanë shënuar një rritje vjetore rreth 7,7%, duke krahasuar me vitin paraprak 2023”, tregojnë
statistikat e Tregtisë së Jashtme të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.