Deda: Për faj të PDK-së, sot kemi një Gjykatë Speciale ndërkombëtare

05.08.2015 00:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Deda: Për faj të PDK-së, sot kemi një Gjykatë Speciale ndërkombëtare

Deda thekson se Kosova ka pasur mundësi të krijojë një Gjykatë për krime lufte, por kjo nuk u bë për fajin e PDK-së.

“Mendoj se ka pasur mundësi të ketë konsensus që Kosova të ketë një Gjykatë për krime lufte. Natyrisht se ka pasur krime lufte por edhe krime të pasluftës. Gjykata për krime të luftës ka mundur ta ketë një Dhomë të Veçantë me prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë. Por, fajtore është udhëheqësia e PDK-së. Ajo e ka pasur një prioritet tjetër, që janë tri çështje: që ta dinë kush janë dëshmitarë, të kenë qasje në arkivat e shtetit dhe të dënuarit t’i vuajnë dënimet këtu. Këto dihet mirë që Perëndimi nuk i pranon”, potencon deputeti i Vetëvendosjes.

“Jemi populli i vetëm në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore që i bëhet një gjykatë ndërkombëtare, pas Gjermanisë, Gjykata e Nurembergut”, ka thënë më tej Deda.

Deda, i turpëruar me gjuhën e deputetëve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, ka thënë se ndjehet i turpëruar nga niveli i djeshëm i komunikimit mes deputetëve në Kuvend.

Deda, i ftuar në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se nuk pajtohet me atë nivel të diskutimit duke qenë një ndër 20 deputetët më të votuar.

“Nuk e shoh veten në rol të të qenit fanatik partiak. Kam opinionin tim politik”, ka thënë Deda.

Ai tha se asgjë nuk i ka pëlqyer ditën e djeshme dhe thotë se e kemi maltretuar popullin për më shumë se 8 orë me ato diskutime.

Diskutimet më të ashpra janë zhvilluar në mes të deputetit të partisë nga e cila vjen edhe Deda, Fisnik Ismailit dhe Latif Gashit nga PDK, të cilët hodhën akuza të ashpra ndaj njëri-tjetrit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7