David Schwendiman, ja kush është Kryeprokurori i “Speciales” që do të hetojë ish-komandantët e UÇK-së

09.08.2015 18:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
David Schwendiman, ja kush është Kryeprokurori i “Speciales” që do të hetojë ish-komandantët e UÇK-së

Lajmi i mirë: është amerikan, por edhe një njohës mjaft i mirë i krimeve të ndodhura në ish-Jugosllavi.

Bëhet fjalë për një “zanatçi” të dorës së parë. Ai është David Schwendiman, njeriu që sipas gjasave do të udhëheqë akuzën në Gjykatën Speciale të Kosovës, që pritet të nisë në fillim të vitit 2016. Në fakt ai prej një viti drejton Task-Forcën e Bashkimit Europian për të ashkuquajturat akuza të Dick Marty-t.

Po kush është njeriu nga i cili do të kalojnë të gjitha firmat për arrestime, të cilat kësaj radhe vërtetë që mund të vendoin mbyllje karrierash politike?!

David Schwendiman, është amerikan nga shteti i Utah, ku ka nisur karrierën akademike dhe ligjore si pedagog e më pas avokat. Schwendiman është një nga pedagogët më të njohur jo vetëm të Universitetit të Utah, por edhe shumë universiteteve të SHBA.

Mban gradën Profesor Doktor në jurisprudencë. Ai ka punuar në hetimin e krimeve të luftës në shumë zona të botës. Është një nivel i lartë mendimi dhe gjykimi. Kur u emërua në krye të task forcës së BE-së për hetimin e të ashtuquajturat krime të UÇK-së deklaroi se “kemi rastin të nxjerrim të vërtetën mbi akuzat e raportit të Dick Marty-t.

Përpara se të emërohej në Kosovë, prokuror Schwendiman ka shërbyer në Afganistan si përfaqësues i Inspektorit të Përgjithshëm për rindërtimin e Afganistanit.

Në vitin 2001 ai shërbeu si atashe ligjor i ambasadës së SHBA për çështjet ligjore në Kabul. Por ajo që e bën të afërt me rastin e Kosovës, është se zoti Schwendiman, nga viti 2006-2009 ka shërbyer si prokuror ndërkombëtar në Departamentin Special për Krimet e Luftës, që ndodhej në Prokurorinë e Përgjithshme të Boshnjë-Hercegovinës.

Në këtë rol ai hetoi krimet e kryera në konfliktin që zgjati nga viti 1992-1995. Nga 2007-a ai ishte një nga 4 zv.Prokurorët e Përgjithshëm të Bosnjë-Hercegovinës dhe i dërguari i Departamentit të Shtetit për Krimet e Luftës.

Ai përfaqësoi Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA në tre Lojra Olimpkike, ku siguria ka rëndësi primare: në Sidnej 2000, Salt Lake në 2002 dhe në Athinë në 2004.

Ai ka përfaqësuar Departamentin e Drejtësisë në disa çështje në Bahrein, Vietnam, Tajlandë dhe Bangladesh.  Karrierën ai e ka nisur natyrisht si prokuror në shtetin Utah, ku ka shërbyer edhe si zv.Prokuror.

Nga vitit 1977 deri 1987, Schwendiman ka shërbyer edhe si avokat në Marinën e SHBA, ku ka marrë edhe gradën Leitnant Komandant. /tesheshi.com/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së