Daut Haradinaj – Kurtit: Kam pritë që në janar e hapni kufirin me Shqipëri, ju po e mbyllni

E publikuar: 22/01/2022 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas masave të fundit të qeverisë, për parandalimin e përhapjes së COVID-19, që nuk ua lejojnë qytetarëve të huaj të hyjnë në Kosovë pa test negativ.

Ai e ka quajtur skandaloz vendimin dhe ka thënë se kufijtë nuk hiqen me zgërdhirje e as me filozofi.
“Personalisht kam pritur që kontrollet në kufi me shtetin amë do hiqen tërësisht nga ky janar, e në asnjë mënyrë vështirësime e mbyllje, proklamuat që na “hoqët” kufirin para pak muajsh. Çka tash? Imagjinojeni nëse vendet tjera na e vendosin kusht vaksinën e tretë!”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.

Tutje, ai kërkoi që shqiptarët të trajtohen në të dy anët me dinjitet dhe të ndalen vendimet, siç tha, naive.

“E me Maqedoninë e Veriut çfarë patët? Maqedonët nuk është që na vizitojnë edhe aq shpesh! Nga Maqedonia janë motrat dhe vëllezërit tanë që jetojnë dhe punojnë në të dy shtetet.”