Tech

DASH: Mediat sociale, platformë rekrutimi për trafikim

30.06.2016 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
DASH: Mediat sociale, platformë rekrutimi për trafikim

Qeveria e Kosovës nuk i plotëson në tërësi standardet minimale për eliminimin e trafikimit, vlerëson raporti më i ri i Departamentit amerikan të Shtetit për Trafikimin e Njerëzve që është publikuar më 30 qershor.

Raporti megjithatë vlerëson se qeveria e Kosovës është duke bërë përpjekje të rëndësishme për plotësimin e këtyre standardeve.

Aty, megjithatë, thuhet se korrupsioni qeveritar krijon “një ambient që mundëson disa prej krimeve të trafikimit”, derisa kujton se “disa oficerë policorë, punonjës të ministrisë së punës dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë janë akuzuar apo dënuar për krime të trafikimit”.

Raporti i përvitshëm i Departamentit amerikan të Shtetit vlerëson të gjitha shtetet e botës, ndërsa ato i ndanë në tri kategori. Kosova gjendet në kategorinë e dytë, (TIER 2), ndërsa në të njëjtin grup gjenden edhe Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnia e Hercegovina.

Serbia është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që bën pjesë në një kategori më të ulët, më sakt TIER 2 (WATCH LIST) si një vend që nuk plotëson standardet minimale dhe ku ndër të tjera numri i rasteve të trafikimit është dukshëm në rritje.

Te pjesa për Kosovën, vlerësimi është si vend që është edhe burim dhe vend destinacioni për burra, gra dhe fëmijë që janë viktima të trafikimit për seks dhe punë të detyrueshme, përfshirë edhe në industrinë e restoranteve.

Grupet kriminale në Kosovë nuk detyrojnë në prostitucion vetëm vajza nga Kosova, por edhe nga Shqipëria, Moldavia, Rumania, Serbia dhe vende të tjera evropiane.

“Gratë dhe vajzat i nënshtrohen trafikimit seksual nëpër shtëpi private dhe apartamente, klube nate dhe sallone për masazhe. Trafikantët ofrojnë vende pune për vallëtare dhe këngëtare nëpër restorane dhe nganjëherë, fillimisht duke bërë premtime false për martesë dhe më pas duke i detyruar viktimat në trafikim seksual”, thuhet më tej në raportin e Departamentit të Shtetit për vitin 2016.

Një tjetër mënyrë e trafikimit seksual në Kosovë është edhe përmes mediave sociale që sipas raportit, po shfrytëzohen për “rekrutim të viktimave”.

Raporti flet edhe për trafikimin e njerëzve, sidomos fëmijëve për punë të detyruar, ndërsa edhe në këtë rast viktima nuk janë vetëm fëmijët nga Kosova, por edhe vendet fqinjë.

Fëmijët janë edhe viktimë e punës së detyruar, por edhe viktimë e trafikimit seksual, pasi “gjatë periudhës së vlerësimit, autoritetet kanë identifikuar fëmijë që shfrytëzohen si valltarë dhe eskortë, dhe të cilët janë të cënueshëm edhe për trafikimi seksual”, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit.

Kosova, sipas raportit duhet që të “hetojë fuqishëm, përndjek dhe dënojë trafikantët, dhe zyrtarët e përfshirë dhe të jap dënime mjaft të rrepta, përfshirë dënime me burg, të implementojë provizionet e ligjit të miratuar në vitin 2015 për Kompensimin e Viktimave të Krimeve”.

Te pjesa për rekomandimet për Kosovën gjithashtu përfshihen edhe pjesa ku iu bëhet thirrje autoriteteve të Kosovës që të “themelojnë një fond dhe dhënien e fondeve për viktimat e trafikimit, të organizojë trajnime të avancuara për gjyqtarët, prokurorët dhe zbatuesit e ligjit në ekipet hetuese të trafikimit…”

Raporti i Departmentit amerikan të Shtetit thotë se autoritetet kanë hetuar 10 raste më shumë të trafikimit në vitin 2015, më saktë 165 raste në krahasim me vitin 2014. Mirëpo numri i rasteve të hapura në prokuroridhe numri i rasteve të dënuara ka shënuar rënie. Bile raporti i Departamentit amerikan të Shtetit thotë se Kosova nuk ka pasur kaq pak raste të dënuara të trafikimit, saktësisht 13 trafikantë të dënuar, prej vitit 2010.

“Gjykatësit kanë vazhduar të japin dënime shumë më pak se sa minimumi prej pesë vjet që e lejon ligji”, thotë Raporti në fjalë, i cili gjithashtu vlerëson se “qeveria ka shënuar rënie të përpjekjeve të saj për zbatimin e ligjit kundër trafikimit”.

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit, i 16-ti për këtë temë, përmban vlerësime për 188 shtete dhe territore, përfshirë edhe vet Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (REL)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Gjeneral Jashari takon liderët ushtarakë amerikanë, theksohet bashkëpunimi me FSK-në

Gjeneral Jashari takon liderët ushtarakë amerikanë, theksohet bashkëpunimi me FSK-në

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate

Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate

Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak

Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak

Gjini reagon pas mbylljes së qumështores Vita: Po u krijohet terren produkteve serbe në markete, të gjendet një zgjidhje e shpejtë

Gjini reagon pas mbylljes së qumështores Vita: Po u krijohet terren produkteve serbe në markete, të gjendet një zgjidhje e shpejtë