Dallime të mëdha mes Asociacionit dhe Republika “Srpska”

03.09.2015 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Dallime të mëdha mes Asociacionit dhe Republika “Srpska”

Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe e arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, nuk ka elemente që mund ta krahasojnë me modelin e aplikuar në Bosnjë e Hercegovinë përmes Marrëveshjes së Dejtonit, thonë analistët politik.

Sipas tyre, marrëveshja e Brukselit për Asociacionin ka elemente etnike dhe krijon një entitet serb, për çka po shpreh shqetësime opozita në Prishtinë, por në thelb, thuhet se ajo dallon nga modeli i Bosnjës.

Për analistin e Grupit Ballkanik të Politikave, Naim Rashiti, shqetësimet e opozitës janë më shumë të natyrës politike.

“Asociacioni nuk ka asnjë element më tepër nga fushëveprimi i kompetencave komunale. Nuk ka asnjë element legjislativ, nuk ka asnjë element të zgjedhjes së drejtpërdrejtë, nuk ka asnjë element të sigurisë, pastaj të politikave fiskale, të cilat i ka Republika “Srpska” në Bosnje. Prandaj, besoj që marrëveshja e arritur në Bruksel ka ruajtur me sigurinë më të madhe unitetin e shtetit, kushtetutshmërinë e vendit dhe legjislacionit”, ka thënë Rashiti për Radion Evropa e Lirë.

Analisti Naim Rashiti thotë tutje se një nga qëllimet e këtij dialogu është eliminimi dhe integrimi i strukturave paralele serbe, çka sipas tij, nëse arrihet të bëhet me këtë Asociacion, do të ishte një përparim i madh.

Ndërkaq, ai sheh shumë ngecje në qëllimin tjetër të dialogut e që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Në anën tjetër, analisti Belul Beqaj mendon se “bosnjëzimi”, si argument që e përmend opozita për të kundërshtuar marrëveshjen, nuk paraqet krahasimin më të mirë.

Por, ai beson se ka një tjetër qëllim tek Asociacioni, që sipas tij, do të hetohet me kohë. Ai beson se Serbia dhe strukturat politike serbe që i mbështet në Kosovë nuk do të tregojnë vullnet politik për të funksionalizuar shtetin e Kosovës me këtë Asociacion.

“Janë dy çështje të cilat sipas mendimit tim janë vendimtare: E para -A është bërë çështja e ndërtimit të asociacionit për shkak se serbët dëshirojnë ta funksionalizojnë shtetin e Kosovës apo për ta detonizuar (bombë e kurdisur) shtetin e Kosovës? – Unë mendoj që është në pyetje kjo e dyta”.

“Pastaj, mendoj që argumenti i qeverisë se me këtë po i heqin institucionet paralele nuk qëndron, pasi që po krijohet një entitet paralel në kuadër të sistemit të Kosovës i cili do të jetë nën kontrollin e plotë të Serbisë”, ka theksuar Beqaj për Radion Evropa e Lirë.

Marrëveshja e fundit e arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për Asociacionin, sipas Belul Beqajt, do të shihet se sa shumë do të jetë sfiduese vetëm atëherë kur të fillojë operacionalizimi dhe zbatimi i saj.

“Është një zgjidhje aktuale, por mendoj se në perspektivë do të dëshmojë se sa dobësi dhe pasoja të saj do t’i shohim jo shumë larg, atëherë kur të fillojnë të operacionalizohen çështjet që kanë të bëjnë me statutin. Besoj që në statut do të shohim elemente të cilat do të jenë në kundërshtim edhe me Ligjin për Qeverisje Lokale sikurse edhe me Kushtetutën e Kosovës”, ka vlerësuar Beqaj.

Aktualisht në Prishtinë ka dy interpretime të kundërta të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Përderisa opozita e quan atë si hap drejt “bosnjëzimit” dhe krijimit të entitetit autonom serb në Kosovë, qeveria e krahason me një Organizatë Joqeveritare.

Të dyja interpretimet, sipas analistëve nuk qëndrojnë. Një e metë e këtij dialogu, po besohet të jetë edhe mbyllja dhe jo transparenca e tij, çka më pas po krijon huti e konfuzion.

Naim Rashiti thotë se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është i mbyllur për mediat dhe opinionin, ngase kështu e ka përcaktuar ndërmjetësuesi, që në këtë rast është Bashkimit Evropian. Një qasje e tillë, sipas tij, më shumë i ka shkuar shtati politikës në Serbi, por jo edhe asaj në Kosovë.

“Politika kosovare, institucionet, filluar nga kryeministri, do ta paguajnë dhe po paguajnë një çmim të lartë nga kjo qasje ndoshta e imponuar ndaj tyre sa i përket dialogut. Por, megjithatë ata kanë pasur mundësi të bëjnë shumë më shumë për të njoftuar opinionin në raport me metodologjinë e dialogut në raport me pritjet dhe në raport me çështjet që janë të ndërlidhura me Serbinë”, ka deklaruar Rashiti.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjes, pritet të mbledh përfaqësues të deleguar nga dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë, transmeton rel.

Asambleja dhe Këshilli i këtij trupi, do t’i kenë shenjat dalluese dhe do të komunikojnë në emër të komunave serbe me institucionet qendrore në Prishtinë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë