Çmimi më i madh i këtij lloji: Përgjigjen saktë në 17 pyetje, momenti kur kuptojnë se fituan 100,000 funte (Video)

E publikuar: 04/09/2018 10:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grup prej katër vetash kanë arritur të fitojnë një çmim prej 100,000 funtesh, çmim ky që po vlerësohet si më i madhi i fituar ndonjëherë i këtij lloji.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për fatlumët, Diane, 52 vjeçe, një amvise nga Lancaster, Luca, 21 vjeç, një student i mjekësisë nga Cardiff, Tim, 62 vjeç, një administrator i bazës së të dhënave në pension nga Northamptonshire dhe Gayna, 38 vjeçe, një asistente lavanderie nga Yorkshire.

Po sipas mediave britanike, ata fituan një shumë të tillë parash pasi iu përgjigjën 17 pyetjeve në mënyrë korrekte duke u dhënë atyre një çmim potencial prej 100,000 funtesh.

Fitorja u vlerësua nga shikuesit e shfaqjes së lojës si “episodi më i mirë i parë ndonjëherë”. /Telegrafi/