CMG-ja: Pse kaq shumë produkte debutojnë në CIIE të Kinës?

07.11.2021 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
CMG-ja: Pse kaq shumë produkte debutojnë në CIIE të Kinës?

Robotë që mund të asistojnë në kirurgjinë e kyçeve, çadra që mund të vendosen mbi automjete private, makina garash me energji hidrogjeni … Nga 6 deri më 8 nëntor, shumë produkte, teknologji dhe shërbime debutuan në edicionin e katërt të Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE). Ato jo vetëm sjellin mundësi biznesi, por edhe nxitin risitë dhe forcojnë shkëmbimet në fushat përkatëse.

Sipas një komenti të Grupit Mediatik të Kinës, risia është një ndër veçoritë e spikatura të këtij edicioni të Ekspozitës. Siç mësohet, ndër gati 3000 pjesëmarrës, 62 prej tyre kanë sjellë mbi 100 produkte, teknologji dhe shërbime të reja. Mbi gjysma e tyre “u takuan” për herë të parë me publikun global dhe shumë të tjera janë projektuar posaçërisht për të plotësuar kërkesat e konsumatorëve kinezë.

Debutimi i kaq shumë produkteve të reja pasqyron gjallërinë e ekonomisë kineze dhe besimin e pjesëmarrësve globalë në mundësitë që krijon tregu kinez. Përfaqësuesit e shumë sipërmarrjeve të huaja pjesëmarrëse i thanë CMG-së se, pas zhvillimit katërvjeçar, CIIE-ja mund t’i kthejë eksponatet në mallra dhe pjesëmarrësit në investitorë, sepse këtu ata mund të njohin tregun dhe të gjejnë mundësi biznesi dhe investimesh.

Në komentin e CMG-së thuhet se, me një popullsi prej 1.4 miliard banorësh, mbi 400 milionë e të cilëve i përkasin shtresës së mesme, Kina është bërë një treg gjigant i pamohueshëm për çdo kompani ndërkombëtare. Sidomos me shkallëzimin e konsumit dhe ngritjen e kërkesës, tregu kinez është bërë edhe një platformë ideale për të paraqitur teknologji dhe produkte të reja. Për shembull, grupi francez “Danone”, nëpërmjet pjesëmarrjes në CIIE, ka sjellë mbi 30 produkte të reja në tregun kinez. Ndërsa kërkesa e tregut kinez për produkte të teknologjisë së lartë, do të ndihmojë për një ardhme të mirë të ekonomisë globale në bazë të risive.

Nga ana tjetër, përmirësimi i vazhdueshëm i mjedisit të biznesit, në veçanti forcimi i mbrojtjes së pandërprerë të të drejtave intelektuale, ndihmon në tërheqjen e më shumë teknologjive të investitorëve ndërkombëtarë. Para hapjes së ekspozitës së kësaj here, në Kinë hyri në fuqi Plani i Mbrojtjes dhe i Përdorimit të të Drejtave të Autorit në pesë vjetët e ardhshëm, ku ritheksohen forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në mbrojtjen e të drejtave të autorit, shtimi i ndihmës për mbrojtjen e të drejtave të autorit etj., gjë që është një masë e re e qeverisë kineze për të formuar një mjedis biznesi të nivelit botëror.

Më e rëndësishmja është mbajtja e premtimeve të Kinës për zgjerimin e mëtejshëm të hapjes, gjë që ka hequr dyshimet e investitorëve të huaj. Ky vit shënon 20-vjetorin e anëtarësimit të Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë. Pas zhvillimit në dy dekadat e fundit, Kina është bërë ekonomia e dytë më e madhe në botë, tregtuesja më e madhe e mallrave dhe destinacioni numër një i investimeve të huaja. Këto rezultate kanë dëshmuar përfitimet që ka sjellë zgjerimi i hapjes për vetë Kinën dhe për tërë botën. Në ceremoninë e hapjes së këtij edicioni të ekspozitës së importit, presidenti kinez ritheksoi se vullneti i Kinës për të ngritur nivelin e hapjes nuk do të ndryshojë. Në përgjigje ndaj këtyre fjalëve, grupi francez “L’oreal” u shpreh se do të vazhdojë të shtojë praninë në CIIE, duke bërë në Kinë “debutimin botëror” të më shumë produkteve të reja.

“Popullariteti dhe gjallëria mbresëlënëse e CIIE-së tregon se Kina e hapur po i jep vazhdimisht energji pozitive zhvillimit të përbashkët të njerëzimit, duke e bërë tregun e saj të brendshëm një treg global”, përfundon komenti i CMG-së.(Foto:VCG)

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kina do të ketë mbi 300 milionë automobila të regjistruar deri në fund të vitit

Kina do të ketë mbi 300 milionë automobila të regjistruar deri në fund të vitit

10 gjëra që nuk duhet t’i bëni në Facebook

10 gjëra që nuk duhet t’i bëni në Facebook

Mësoni nga rutina e mëngjesit e shefit Ekzekutiv të Google, bazohet në 3 gjëra të thjeshta

Mësoni nga rutina e mëngjesit e shefit Ekzekutiv të Google, bazohet në 3 gjëra të thjeshta

CMG-ja: Pse kaq shumë produkte debutojnë në CIIE të Kinës?

CMG-ja: Pse kaq shumë produkte debutojnë në CIIE të Kinës?

Vjen “spiuni” për kilometrat e makinës, s’ka më: “E ka patur një doktor, vetëm shkonte në punë”

Vjen “spiuni” për kilometrat e makinës, s’ka më: “E ka patur një doktor, vetëm shkonte në punë”

Projekte prioritare për energjinë e erës dhe asaj  fotovoltaike në shkretëtira

Projekte prioritare për energjinë e erës dhe asaj fotovoltaike në shkretëtira

Zhvillim i avancuar i kompjuterit  kuantik që përdor dritën

Zhvillim i avancuar i kompjuterit kuantik që përdor dritën

Kerolli: Facebook nuk po mbyllet, nuk po e ndryshon emrin

Kerolli: Facebook nuk po mbyllet, nuk po e ndryshon emrin

Facebook ndërron emrin, kështu do të quhet

Facebook ndërron emrin, kështu do të quhet

Dërgesat e telefonave 5G të Kinës arrijnë 70 për qind në janar-shtator

Dërgesat e telefonave 5G të Kinës arrijnë 70 për qind në janar-shtator

Facebook planifikon të ndryshojë emrin

Facebook planifikon të ndryshojë emrin

Xiaomi” do të prodhojë masivisht makina elektrike në gjysmën e parë të vitit 2024

Xiaomi” do të prodhojë masivisht makina elektrike në gjysmën e parë të vitit 2024

MateV i Huawei, rival i Samsung Galaxy Z Flip 3 dhe Moto Razr

MateV i Huawei, rival i Samsung Galaxy Z Flip 3 dhe Moto Razr

“Dita kur rrjetet sociale u prishën”, çfarë po ndodh me Facebook-un dhe aplikacionet e saj

“Dita kur rrjetet sociale u prishën”, çfarë po ndodh me Facebook-un dhe aplikacionet e saj

Kinë, realizohet roboti i butë 4D që percepton prekjen

Kinë, realizohet roboti i butë 4D që percepton prekjen

Ekspozita e Ningxia-s eksploron kulturën dhe turizmin global të

Ekspozita e Ningxia-s eksploron kulturën dhe turizmin global të