Clinton e cilëson fitoren “një faqe e re për Amerikën”

E publikuar: 07/11/2020 19:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kandidatja Demokrate, Hillary Clinton, ka përgëzuar Joe Biden për fitoren e zgjedhjeve presidenciale.

“Është një biletë historike, mohim i Trump dhe një faqe e re për Amerikën,” tha Clinton.

Hillary Clinton u përball në garën presidenciale me Trump në vitin 2016 dhe humbi në disa shtete që Biden arriti t’i sigurojë me një shumicë bindëse.