Çitaku: Vetëvendosje po e mban të bllokuar Kuvendin, pengmarrje klasike

E publikuar: 15/06/2025 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të 32-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokadë të qëllimshme.

“Kjo është një pengmarrje klasike. VV po e mban Kuvendin të bllokuar. Ne kemi ofruar alternativë, edhe pse nuk kemi detyrim të votojmë kandidatin e tyre pa shumicë, ata po e mbanjn të bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës.” u shpreh Çitaku, duke theksuar se përgjegjësia për zhbllokimin bie mbi fituesin e zgjedhjeve.