Chelsea – Rennes, analizë dhe formacionet e mundshme

E publikuar: 04/11/2020 13:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea do të jetë mikpritës i ekipit nga Franca, Rennes në stadiumin “Stamford Bridge” në kuadër të Ligës së Kampionëve me fillim nga ora 21:00, përcjell KosovaPress.

Rennes hyn në këtë ndeshje me qëllim të vetëm për të regjistruar fitoren e parë këtë edicion në Ligën e Kampionëve, kurse Chelsea janë në një pozitë të favorshme ku nga dy ndeshje kanë arritur të tubojnë katër pikë me një barazim kundër Sevillas dhe një fitore me skuadrën e Krasnodarit.

Chelsea dhe Sevilla kryesojnë Grupin E me nga 4 pikë ndërsa Rennes gjen vetën në pozitën e fundit me vetëm një pikë të grumbulluar.

Chelsea mund të pushojë disa nga lojtarët kryesorë të formacionit bazë, kurse Rennes pritet të jetë pa mbrojtësin Daniele Rugani dhe mesfushorin Eduardo Camavinga.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave janë këto:

Chelsea (4-2-3-1): Mendy; Azpilicueta, Zouma, Rudiger, Emerson; Kante, Jorginho; Ziyech, Mount, Hudson-Odoi; Abraham

Rennes (3-1-3-3): Gomis; Traore, Da Silva, Aguerd; Dalbert; Bourigeaud, Nzonzi, Martin; Doku, Guirassy, Terrier