Çeku: Veteranët të kenë më shumë mirëkuptim (Video)

08.08.2015 19:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Çeku: Veteranët të kenë më shumë mirëkuptim (Video)

Veteranët e UÇK-së, që protestuan të premten para ndërtesës së Qeverisë, janë të vendosur t’i vazhdojnë protestat, deri sa kërkesat e tyre të merren në konsideratë.

Njëri nga veteranët protestues, Naim Gashi, ka thënë për KTV-në se ata dyshojnë që listat e veteranëve po manipulohen politikisht.

I kontaktuar përmes telefonit, kryetari i Komisionit për Verifikimin e Listave të Veteranëve, Agim Çeku, ka deklaruar për Kohavisionin se e di që procesi është zvarritur.

“Unë jam plotësisht i vetëdijshëm për zvarritjen e procesit, por nuk është e vërtetë që kjo është bërë për arsye politike siç kanë thënë veteranët dje, por për arsye kryesisht objektive”, i ka thënë KTV-së, kryetar i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve të UÇK-së, Agim Çeku.

Në përkrahje të veteranëve, ka dalë edhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka lëshuar një komunikatë për shtyp në mbështetje të tyre.

E ndërkohë është liruar nga masa e ndalimit policor Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së Xhevdet Qeriqi. Bashkë me të janë liruar edhe tetë veteranët tjerë të cilët dje së bashku me Qeriqin janë arrestuar nga policia pas protestës e cila u mbajt para ndërtesës së Qeverisë. Lajmin e ka konfirmuar vet Qeriqi, sipas të cilit ai dhe tetë bashkëluftëtarë tjerë janë liruar ndërsa njëri nga ta ka mbetur në paraburgim pasi që ka pasur një dënim tjetër.

“Po sapo jemi liruar, nuk kemi dalë as para gjykatës, vetëm na kanë liruar, sigurisht se rasti do të shkojë në procedurë të rregullt”, ka thënë Qeriqi. Dje policia arrestoi dhjetë nga protestuesit të cilët rrëzuan rrethojën e ndërtesës së Qeverisë si dhe dëmtuan një veturë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Ky është vetëm fillimi

Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash