Cazorla: Xavi do të jetë trajner i Barcelonës në të ardhmen

E publikuar: 18/11/2020 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Santi Cazorla beson se Xavi Hernandez do të bëhet një ditë trajner i Barcelonës duke iu bashkangjitur kështu zërave që Xavi të marr në drejtim skuadrën nga “Camp Nou”, raporton KosovaPress.

Cazorla i cili tani luan nën urdhrat e legjendës së Barcelonës te klubi Al Sadd duke folur për faqen zyrtare të FIFA-së, deklaroi:

“Mendoj se ai do të jetë trajner i Barcelonës një ditë, por ky vendim i takon atij dhe ai e di se kur do të ishte koha e duhur për ta bërë këtë.”, theksoi ish-mesfushori i Villarealit dhe i Arsenalit.