Britney po vjen me diçka të re (Foto)

E publikuar: 11/05/2016 09:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hape rrugën Kim Kardashian – tashmë edhe një e famshme po vjen me një lojë për telefonat e mençur.

Të hënën Britney Spears zbuloi se do ta lansojë lojën e saj personale, të quajtur Britney Spears: American Dream.

Këngëtarja 34 vjeçare e ka ndarë me fansat e saj një avatar, i cili është i veshur me të njëjtin kostum të zi, me të cilin ishte e veshur ajo kur i pranoi çelësat për Las Vegas në nëntor të vitit 2014.