Britanikët alarm Ballkanit: Përgatituni! Raketat bërthamore ruse do zhvendosen në Serbi

E publikuar: 13/12/2016 10:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Moska ka rënë dakord për të dërguar “pajisje vdekjeprurëse” në Serbi, e cila shtrihet mes Greqisë, Italisë dhe Austrisë , pas një ftesë nga kryeministri i saj, shkruan sot e alarmuar britanikja “Daily Star”.

Sipas deklaratave zyrtare, Ministri i jashtëm serb, gjithashtu njoftoi dje Vladimir Putin se do të rrisë fuqinë ushtarake të vendit, pas kërkesës në fjalë.

“Ne i kemi kërkuar palës ruse të transferojë pajisje vdekjeprurëse dhe disa lloje të tjera pajisjesh ushtarake, këtu në Serbi, tha Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç.

Mesa duket Rusia po mendon që sistemet bërthamore do të raketave “C-400” të vendosen në Serbi, shkruan gazeta britanike.

Tashmë raketat bërthamore “C-400” në Serbi do zhvendosen tmerrësisht pranë Romës dhe Vienës.

BE-ja po shqyrton nga ana tjetër ta afrojë Serbinë me aleancën evropiane, pavarësisht se vendi nuk e fsheh lidhjet dhe aleancat me Rusinë.

“Daily Star” gjithashtu thekson se NATO-ja u alarmua pasi Putin zhvendosi raketat bërthamore në Kaliningrad , një territor mes Polonisë dhe Lituanisë.

Ky veprim i vuri raketa bërthamore shumë pranë Berlinit.