Borrell reagon pas zhvillimeve në Veri: Të papranueshme aksionet e njëanshme dhe të pakoordinuara

E publikuar: 13/10/2021 13:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Mitrovicën e Veriut.

Përmes një postimi në Twitter, ai tha se incidentet e dhunshme në Veri duhet të ndalen menjëherë.

Tutje, ai ka konsideruara se veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara janë të papranueshme.

“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme, njofton Klankosova.tv. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka shkruar Borrell.