Blindohet Kuvendi (Foto)

E publikuar: 16/06/2022 09:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forca të shumta të Policisë së Kosovës janë stacionuar përreth ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në prag të nisjes së protestës së thirrur nga veteranët e luftës, raporton Ekonomia Online.

Policët kanë rrethuar gjithë ndërtesën e Kuvendit ndërsa aty janë parë edhe njësitet e specializuara.