Bitcoin tejkalon vlerën 30.000 dollarë për herë të parë

E publikuar: 02/01/2021 21:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vlera e bitcoin arriti një nivel rekord sot, pasi valuta digjitale tejkaloi shifrën prej 30.000 dollarësh për herë të parë.

Vetëm disa javë më parë, bitcoin arriti në 20.000 dollarë për herë të parë.

Bitcoin është katërfishuar në vlerë mes një pandemie globale të virusit korona këtë vit, raporton BBC.

Vlera e bitcoin u ngrit 300 për qind në vitin 2020 dhe vetëm në muajin e kaluar ajo u rrit 50 për qind.