Bislimi takohet me Sarrazin e Frangesh: Koha të flasim për marrëveshjen kornizë

E publikuar: 10/11/2022 18:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri, Besnik Bisilmi, u takua me Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, të Dërguarin special të Sllovenisë, Anzhej Frangesh dhe ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejçiq.

Gjatë takimit, u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe hapat e ardhshëm në dialog, teksa Bislimi tha se është koha për të diskutuar rreth marrëveshjes kornizë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj ligjshmërisë dhe kushtetuetshmërisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pakicave, barazisë, shërbimit ndaj qytetarëve, paqes dhe sigurisë”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, i dyti i qeverisë tha se bashkëpunimi the thëllimi i marrëdhënieve me Gjermaninë dhe Slloveninë janë të rëndësishme për Kosovën.