Bislimi i LDK-së: “LDK duhet ndërtuar ekipe fitoresh e jo mite individësh”

E publikuar: 06/06/2021 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtar i Kryesisë së LDK-së dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën paraprake Dr. Faton Bislimi, ka kërkuar nga LDK që për zgjedhjet lokale të vjeshtës të përgatitë “ekipe fitoresh e jo mite individësh.”

Tutje Bislimi ka thënë se rikthimi i fuqishëm i LDK-së si familje e madhe politike ndodhë vetëm “me reflektim të brendshëm e përkushtim përtej vetës; me vlerësime reale e jo dëshirore; me përulje e jo përbuzje për aktivistët; me respekt e jo arrogancë për elektoratin!”

Ja postimi i plotë i Bislimit:

Personalizimi i çfarëdo suksesi në politikë nuk i ndihmon as zhvillimit e as garës elektorale të subjektit. Lideret e mirëfilltë nuk thirren kurrë në “unë” por në “ne.” Sukseset nuk arrihen me individualizëm; veç me ekip. E dëmi më i madh, ekipit i bëhet nga personalizimet! LDK duhet ndërtuar ekipe të fitoreve, e jo mite individësh në të cilët as ata vet shpeshëherë nuk besojnë! Vetëm si familje e madhe politike, LDK mund të rikthehet fuqishëm në sfidën e zgjedhjeve lokale — me reflektim të brendshëm e përkushtim përtej vetës; me vlerësime reale e jo dëshirore; me përulje e jo përbuzje për aktivistët; me respekt e jo arrogancë për elektoratin!