Bislimi e Petkoviq takohen të hënën në Bruksel, e konfirmon Lajçak

E publikuar: 11/05/2023 09:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se të hënën në Bruksel do të zhvillohet një takim ndërmjet kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Lajçak pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi tha se janë kuptuar për “radhën e hapave” që duhet hedhur, dhe tha se me ta pati “një diskutim të rëndësishëm”.

Diplomati sllovak tha se duhet të bëhet e qartë se cili do të jetë hapi i parë, hapi i dytë dhe hapi i tretë.

“Pra, ky ishte qëllimi”, tha ndër tjerash Lajçak.