Biserko: Beogradi do ta përdorë Asociacionin për ta bllokuar shtetin e Kosovës

09.09.2015 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Biserko: Beogradi do ta përdorë Asociacionin për ta bllokuar shtetin e Kosovës

Aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, shpreh shqetësimin e saj se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë do të mund të përdorej si levë e Beogradit për ta penguar shtetin e Kosovës.

Në një intervistë për lajmi.net, drejtoresha e Komitetit të Helsinkit në Beograd, Biserko thotë se nëse qeveria serbe do të kishte për qëllim mosfunksionimin e institucioneve shtetërore të Kosovës, posaçërisht Kuvendit, sipas saj, këtë mund ta arrijë përmes këtij asociacioni.

Për këtë, Biserko e kritikon edhe vetë planin e Ahtisaarit që, sipas saj, ka lënë shumë hapësirë për keqinterpretim të gjërave.

Kjo aktiviste serbe ka folur edhe për pajtimin historik mes serbëve dhe shqiptarëve si dhe për procesin e shtetformimit për vendet e rajonit.

Në fund të muajit janë nënshkruar disa marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, njëra ndër to është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. A mendoni se ky asociacion është trup demokratik, apo do të jetë një pengesë për institucionet e Kosovës?

Sonja Biserko: Marrëveshja Brukseli II do të duhej të nënkuptonte që zgjidhja e çështjes së Kosovës të përparojë, të paktën kur është fjala për dokumentet e nënshkruara. Megjithatë, siç ndodh rëndom, zbatimi në jetën reale përballet me pengesa dhe vështirësi të shumta.

Statuti i Asociacionit ka mbetur të përpilohet. Serbia po mundohet që ky status të jetë i ngjashëm me atë të Republika Srpska-s në Bosnje, që do të thotë vështirësim të jetës së serbëve në Kosovë dhe integrimin e tyre në shoqëri e shtet. Njëra nga versionet e paraqitura është Plani i Ahtisaarit të cilin Serbia e ka refuzuar në vitin 2007.

Ahtisaari kishte krijuar hapësirë për zgjidhje e cila mund të jetë jofunksionale për shtetin e Kosovës, përderisa nuk ka dëshirë politike për një integrim të serbëve në Kosovë.

Pala kosovare insiston në atë që komuniteti serb dhe komunat të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe ta konsultojë edhe Gjykatën Kushtetuese. Dhe duket se në këtë ka pasur sukses. Ajo që nuk duket mirë është se asociacioni i komunave është e bazuar në parime etnike, dhe jo, themi në ato gjeografike apo ekonomike.

Megjithatë, përderisa ajo bashkësi përcjellë interesat qeveritare, partneritetin me komunat tjera, mund të ketë integritet e konstruktivitet.

Çfarë qëllimi mund ta ketë Serbia që të arrijë përmes këtij asociacioni?

Sonja Biserko: Rrezikun më të madh e shoh në atë që kjo bashkësi të shndërrohet në instrument të Beogradit, i cili, përmes saj do të kontrollonte Kuvendin e Kosovës.

Shpresoj që Beogradi do ta kuptojë që një Kosovë stabile është në interes jo vetëm të Kosovës por edhe Serbisë dhe të gjithë rajonit.

Raportet mes serbëve edhe shqiptarëve, përkundër obstruksioneve politike, megjithatë po ecin rrjedhës së vet. Ilustrimi po ndodhë, Serbia më shumë eksporton në Kosovës se sa në Rusi. Gjithashtu ekziston komunikim në nivel të shoqërisë civile që po i mbanë lidhjet me Kosovën gjatë këtyre viteve. Megjithatë, kjo normalisht nuk është e mjaftueshme pa angazhim të shtetit. Beogradi gjithmonë ka kërkuar mundësitë që me Tiranën të merren vesh për ndarjen e Kosovës.

Akademikët serbë, posaçërisht Dobrica Çosiq, gjithmonë ka folur për të drejtën e shqiptarëve për vetëvendosje. Megjithatë, prapa saj fshihet përpjekja për bashkimin e serbëve, veçanërisht atyre të Republika Srpska-s.

Emancipimi i popujve të Ballkanit ishte i pashmangshëm, por, fatkeqësisht, ky proces është shoqëruar me disa pasoja negative – krijimin e shteteve etnike jotoleruese, jopluraliste dhe të mbyllura.

Takimit të liderëve të Ballkanit në Vjenë i mungon presioni për përmirësimin e sistemit të drejtësisë

Në takimin e liderëve të Ballkanit në Vjenë, ku përveç tjerash, është biseduar për pajtimin mes dy kombeve, shqiptar e serb. A mendoni se ky pajtim duhet të bëhet mes Serbisë e Shqipërisë, duke injoruar Kosovën dhe pa kërkimfaljen e Serbisë për krimet e luftës?

Sonja Biserko: Takimi i liderëve të Ballkanit në Vjenë si vazhdë e procesit të nisur në Berlin një vit më parë, i shtyrë nga kancelarja gjermane Angela Merkel, kishte për qëllim intensifikimin e bashkëpunimit mes shteteve të rajonit. Përkeqësimi i dukshëm i situatës ndërkombëtare (drama me migracion, ndikimi rus në rajon, trendet regresive në rajon) i ka përshpejtuar dukshëm disa iniciativa të BE-së, por parë nuk është e qartë se sa do të jetë kjo efektive. Në të njëjtën kohë, vonesat e Europës kontribuuan në humbjen e atraktivitetit për anëtarësim e vendeve të rajonit në BE dhe janë kthyer në alternativa të tjera që nuk janë aq tërheqëse.

Për këtë arsye, deklarata e Vjenës mund të cilësohet si dokument i rëndësishëm. Bashkëpunimi rajonal, megjithatë, nuk do të ketë sukses përderisa akterët rajonal të mos bëhet më aktiv në inicimin e këtyre projekteve relevante, si dhe shtimin e presionit ndaj BE-së që t’i përmbushë premtimet e saja. Nga gatishmëria e tyre do të varen zgjidhjet e çështjeve me rëndësi si ato ekonomike, sociale, politike.

Deklaratës i mungon përfundimi i cili merret në mënyrë adekuate lidhur me bashkëpunimin e gjykatat ndërkombëtare dhe përmirësimin e sistemit të drejtësisë. Ky është njëra nga kushtet kryesore për një shtet të së drejtës. Nëse do të veprohej kështu, Nikola Shainoviq nuk do të pritej këtyre ditëve në Serbi në atë mënyrë sikur të hapte një perspektivë politike në Serbi, duke harruar se për çka është gjykuar.

Pajtimi duhet në rajon duhet të ndodhë pasi të kuptohet e kaluara

Si mendoni se ky pajtim duhet të bëhet?

Sonja Biserko: Pajtimi mes serbëve dhe shqiptarëve (dhe të gjithë të tjerëve) do të thotë para së gjithash kuptimi i së kaluarës. Problemet e pazgjidhura të lidhura me krimet, bllokon përparimin shpirtëror.

Për një raport të tillë ndaj të kaluarës janë të nevojshme elita të reja dhe të përgjegjshme politike që janë të gatshme që të jenë të gatshme të angazhohen në këtë çështje të ndjeshme. Duke e ditur se bëhet fjalë për shtete të reja të cilat janë në proces e sipër të krijimit të identitetit shtetëror dhe kombëtar është e rëndësishme se në çfarë drejtimi do të vazhdojë ky proces.

Nacionalistët, në përgjithësi kërkojnë fajtorin për të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet një shoqëri, dhe shumë rrallë gjejnë zgjidhje. Një qasje të tillë, gjithmonë e vuajnë pakicat.

Është e domosdoshme sinteza e identitetin etnik (i cili është dominant në Ballkan) dhe në përgjithësi. Vetëm kështu mund të gjendet balanci që nuk do t’i prishte raportet me të tjerët.

Gjykatat ndërkombëtare kanë bërë një punë të rëndësishme. Megjithatë, që ajo të jetë relevantë edhe për shoqëritë tona, është e nevojshme krijimi i disa raporteve morale dhe etike ndaj gjyqësorit.

Në luftërat e viteve të nëntëdhjeta janë shkruar një numër i librave dhe janë xhiruar shumë filma dokumentarë, ekzistojnë dëshmitar dhe dëshmi të shumta për të gjitha ato që janë bërë. Është bërë evidenca dhe çdo gjë që dëshmon të vërtetën që ka ndodhur, pasi pa zbardhjen e së vërtetës, nuk do të ketë paqe.

Serbia, fatkeqësisht, ende nuk është e gatshme që ta pranojë të kaluarën jo të largët. Siç duke që kjo do t’i trashëgohet gjeneratave të ardhshme.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së