Bill dhe Hillary Clinton porosisin pica tek shqiptari për spitalet në Nju Jork: Faleminderit që po na mbani të sigurt

E publikuar: 27/03/2020 17:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton kanë dhuruar mbi 400 pica punëtorëve shëndetësorë në spitalet e New York-ut.

Mjekët po përballen me një situatë tejet të rënduar me CoVid-19 dhe ky gjest nga Bill dhe Hillary ka ardhur në shenjë falënderimi për personelin mjekësor në spitalet e Neë Yorkut.

Bill dhe Hilary Cliton disa nga picat e dhuruara i zgjodhën nga piceritë me pronar shqiptar.

Shqiptari Abi Krasniqi, menaxher i picerisë “Mr. Nick’s Brick Oven Pizza” në New York ka thënë se piceria e tij ka shpërndarë rreth 20 pica në spitalin Phelps Memorial.

“Gjesti ishte me të vërtetë përkrahje për punëtorët shëndetësorë, por i ndihmoi edhe biznesit tonë po ashtu. Kjo tregoi që Bill dhe Hillary kujdesen për njerëzit dhe shtetin e tyre”.

Bill dhe Hilary Clinton në dhuratat e tyre bashkëngjitën edhe një shënim.

“Faleminderit që po mbroni komunitetet tona. Nga Bill dhe Hillary Clinton” thuhet në një baner.

/tch/