Biblioteka Kombëtare dhuron libra për Ditën e Librit

23.04.2015 12:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Biblioteka Kombëtare dhuron libra për Ditën e Librit

Ramize Bajaraktari nga kjo Bibliotekë tha se libri është i shenjtë dhe si i tillë duhet të trajtohet, me respektin dhe dashurinë më të madhe.

Suzana Berisha

Dita Ndërkombëtare e Librit nga viti në vit gjithnjë e më shumë po shënohet në mënyrë sa më masive edhe në Kosovë. Duke e përkrahur këtë ditë, edhe tempulli i librit – Biblioteka Kombëtare, mëngjesin e së enjtes mbajti takim me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Prishtinës, bashkë me studentë e dashamirë të librit.

Një thirrje për sa më shumë lexim vazhdoi të jetë edhe sivjet kryesorja në këtë ditë.
Ramize Bajaraktari nga kjo Bibliotekë tha se libri është i shenjtë dhe si i tillë duhet të trajtohet, me respektin dhe dashurinë më të madhe.

“Ne nga ju gjeneratat e reja presim shumë, ju jeni ata që duhet të bëni më të mirën për Kosovën, ju jeni bartës të zhvillimeve të reja në Kosovën, Libri është pasuria shpirtërore e popujve, e kombeve të botës. Kush ka një libër, ka një thesar, thotë një fjalë popullore. Me shpikjen e librit përparoi me hapa gjigantë zhvillimi e arsimi, shkenca dhe kultura. Libri është ai që është i lehtë dhe prej letre, mirëpo ai ka një forcë të jashtëzakonshme dhe të madhe sa të ngre njeriun në maja të universit” u shpreh Bajraktari.
Gjithashtu edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Tefik Mehmeti, inkurajoi të rinjtë që të lexojnë sa më shumë libra pasi që leximi është virtyti më i mirë njerëzor.

“Ideja për të përkujtuar librin e ka origjinën në zonën e Katalonisë në Spanjë, që sipas një ligji të asaj kohe, atij që blinte një libër i dhurohej një trëndafil. Të kujtojmë se 23 prilli është shpallur si Ditë Ndërkombëtare e Librit me rezolutë nga UNESCO, ku sipas tyre libri pati mundësinë më të fuqishme për të përhapur dije dhe mjet më i përshtatshëm për të arkivuar dijen e epokave të civilizimit” tha Mehmeti.

Krejt në fund, Biblioteka Kombëtare për nxënësit dhuroi libra falas. /KultPlus.com 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Realizohet projekti “War of Death”

Realizohet projekti “War of Death”

Katër artistë synojnë pozitën e drejtorit të Teatrit Profesionist të Gjilanit

Katër artistë synojnë pozitën e drejtorit të Teatrit Profesionist të Gjilanit

Propaganda ruse nuk kursen as artistët e perëndimit

Propaganda ruse nuk kursen as artistët e perëndimit

“Lezeti i pleqve” seriali më i ri në RTK (Video)

“Lezeti i pleqve” seriali më i ri në RTK (Video)

Franca nderon “Komandant” Kadarenë (Video)

Franca nderon “Komandant” Kadarenë (Video)

Gjirafa.com rikthen për të gjithë shqiptarët serialin më popullor “Kafeneja Jonë” (FOTO)

Gjirafa.com rikthen për të gjithë shqiptarët serialin më popullor “Kafeneja Jonë” (FOTO)

5 shprehjet më të famshme të filmave, që do të ju frymëzojnë

5 shprehjet më të famshme të filmave, që do të ju frymëzojnë

Kanë, emra të njohur në garë për “Palmën e Artë”

Kanë, emra të njohur në garë për “Palmën e Artë”

Kosova të merrë pjesë në Eurovizion

Kosova të merrë pjesë në Eurovizion

Eurovisioni sqaron pse nuk lejohet përdorimi i flamurit të Kosovës

Eurovisioni sqaron pse nuk lejohet përdorimi i flamurit të Kosovës

Flamuri i Kosovës, bashkë me flamurin e ISIS i ndaluar në Eurovizion

Flamuri i Kosovës, bashkë me flamurin e ISIS i ndaluar në Eurovizion

Gentjan Dema organizon Koncert Humanitar në Tiranë më 8 maj “Shpresë për Shqipërinë “

Film horror për Shqipërinë e ’97-ës

Mërgim Hyseni sjellë filmin “Mëshira” (Video Trailer)

Grupi “Fortuna” mban gjallë rock-un në Kaçanik

“Ulurima e Ujkut” e shkrimtarit Ag Apolloni po përkthehet edhe në çekisht