Kryesore

Propaganda ruse nuk kursen as artistët e perëndimit

06.07.2016 11:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Propaganda ruse nuk kursen as artistët e perëndimit

Legjenda e muzikës rok nga Gjermania, Till Lindeman, lideri i grupit “Rammstein”, ka thënë se ka qenë cak i propagandës së Kremlinit, kur mediat ruse gabimisht e kanë cituar atë duke thurur lavde për Vladimir Putinin.

Ai i akuzon mediat ruse se e kanë ndryshuar edhe pamjen e një bluze që ai e kishte veshur duke e vendosur fotografinë e presidentit rus, derisa Lindeman shihet duke marrë pozë aprovuese për Putinin.

Në një intervistë të publikuar në fund të muajit qershor në tabloidin gjerman, Bild, Lindeman ka thënë se fotografia që është përhapur nëpër internet është manipuluar në mënyrë digjitale.

Sipas tij, në bluzën që shihet në atë fotografi nuk ka qenë fytyra e Putinit, por një kafkë.

Në artikullin e BILD-it gjerman, të titulluar “Unë isha viktimë e propagandës së Putinit”, Lindeman ka thënë se ai në fakt e mbante në duar një telefon që e kishte foton e Putinit të ngjitur për të, por ky telefon nuk është pronë e tij, por e një personi tjetër që ia kishte lënë në dorë për ta bërë fotografinë.

Ai gjithashtu e ka mohuar se ndonjëherë ka folur me fjalë miradie për Putinin, ashtu siç është cituar nga mediat ruse.

Mediat ruse më 27 dhe 28 qershor e kanë cituar Lindeman duke thënë: “Në Gjermani, (kancelarja) Angela Merkel nuk mund ta arrijë popullaritetin e njëjtë që e ka Putini. Më pëlqen ai, është lider serioz dhe jo kukull – ndryshe prej të tjerëve”.

“I konsideroj të padrejta sulmet ndaj vendit tuaj”, kanë vazhduar citatet e tij në mediat ruse dhe vazhdojnë tutje: “Rusia po e mbron intereset e saja. Sanksionet duhet të vendosen ndaj atyre që po e bëjnë një lojë të pandershme dhe po provokojnë konflikt ndërkombëtar. Për çdo rast, jam i sigurt se muzika do e shpëtojë botën”.

Mirëpo, Lindeman, që konsiderohet lider i zhanrit të ri të muzikës rok të Gjermanisë, ka mohuar të ketë thënë ndonjëren prej atyre fjalëve.

Bild e ka cituar Lindeman duke thënë: “Janë të gjitha broçkulla! Ne kemi bërë muzikë në Moskë më 19 qershor. Miqtë e agjentit tonë rus, Ed Radnikov erdhën te ne pak para se të fillonte koncerti dhe ma hodhën një telefon në dorë duke më thënë ‘ke të fala nga Vladimir Putin!’ Më pas më pyetën sa më pëlqen Moska. Unë ju bëra me shenjë me gishtin e madh (që gjithçka është mirë) dhe thashë: ‘Moska është qytet i shkëlqyeshëm’. Kjo ishte e tëra.”

Fotografia e ndryshuar, megjithatë, ka qarkulluar në të gjitha mediat ruse.

Megjithë përpjekjet e një skeme propagandistike të menduar mirë, gabimet në raportime mund të kenë ndodhur si rezultat i një veprimi reklamues patriotik që ka shkuar keq

Më 29 qershor, Gazeta.ru ka raportuar se fotografia e ndryshuar dhe citatet fillimisht kanë qarkulluar nëpër mediat ruse më 20 qershor, ashtu siç janë raportuar nga Caviar – kompania ruse që prodhon mbulesa për telefona me shenja patriotike që e kanë edhe futurën e Putinit në të.

Caviar nuk ka pranuar që të konfirmojë raportimet për gabime të bëra nga shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë.

Lenta.ru më pas e ka cituar një komunikatë nga Caviar duke e marrë përgjegjësinë për ndryshimet, mirëpo një komunikatë e tillë nuk mund të gjendet në faqen e internetit të Caviar.

Disa prej mediave ruse tash i kanë hequr nga portalet e tyre fotografinë dhe komentet për liderin e “Rammstein”. Versioni në gjermanisht i agjencisë së lajmeve, “Sputnik” momentalisht e ka të postuar një fotografi pa ndërhyrje të Lindeman.

Mirëpo, versioni në çekisht i Sputnikut deri në fund të qershorit vazhdonte ta mbante fotografinë e ndryshuar të Lindemanit, duke e cituar Metron, gazetën që jepet gratis nëpër Moskë.

Metro deri më 27 qershor e kishte në faqen e saj në internet artikullin. Mirëpo, më vonë, Metro e publikoi edhe një korrigjim për artikullin e parë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor