Besimi ndaj Qeverisë Zaev zhbllokon kuvendin

04.03.2021 18:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Besimi ndaj Qeverisë Zaev zhbllokon kuvendin

Zhbllokimi i punës së kuvendit, përkatësisht kalimi i ligjeve që kanë të bëjnë me menaxhimin e krizës së pandemisë, mbetet sfidë për shumicën e brishtë prej 62 deputetësh të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, pavarësisht se ekzekutivi të mërkurën mori besimin e kuvendit, për të vazhduar punën.

Votimi i së mërkurës për votëbesimin ndaj qeverisë u iniciua nga vetë kryeministri Zaev, pasi siç deklaroi ai, ky mocion kishte për qëllim që të përgënjeshtronte pretendimet e opozitës maqedonase se kjo e fundit ka siguruar numrat për ta rrëzuar Qeverinë Zaev.

Gjatë votimit, partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE lëshoi sallën, pasi paraprakisht kishte thënë se Zaevi e ka iniciuar votimin me procedurë të përshpejtuar, nga frika që të përballet me problemet reale, përkatësisht, siç kanë theksuar nga kjo parti, me kritikat për menaxhimin e krizës së pandemisë dhe “paaftësisë së qeverisë për të siguruar vaksinat” kundër koronavirusit.

Më herët, VMRO-DPMNE-ja kishte deklaruar se ka votat e mjaftueshme për ta rrëzuar Qeverinë Zaev.

Por, pas marrjes së besimit nga kuvendi, nga ekzekutivi maqedonas kanë thënë se tani ata mbeten të fokusuar në realizimin e masave kundër krizës, ligje të cilat duhet të miratohen në parlament. Shumë nga ligjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e krizës së shkaktuar nga pandemia, janë bllokuar që në kohë të gjatë në organin ligjvënës.

Kryeministri Zoran Zaev të enjten tha se votimi në kuvend ka larguar një mjegull, që sipas tij, ishte krijuar për muaj të tërë se shumica parlamentare nuk ka stabilitet.

“Normalisht, me nderin që mora sa i takon besimit, mora edhe përgjegjësinë plotësuese për zhbllokimin e kuvendit. Sigurisht, me bazë ligjore, përmes rregullores, përmes debatit…. Këto ditë do të prezantoj edhe politika të reja”, deklaroi Zaev.

Por, Aleksandar Kërzhallovski nga Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar, thotë për Radion Evropa e Lirë se shumica e brishtë në kuvend, që ka Qeveria Zaev, vazhdimisht do të bëjë që të ketë sfidë sigurimin e numrave për të kaluar ligjet, edhe ato që lidhen me pandeminë, pasi edhe brenda koalicionit qeverisës mund të ketë fraksione të caktuara që mund ta kushtëzojnë kalimin e ndonjë ligji për qëllime të caktuara.

Sipas Kërzhallovskit, tani gjithçka duhet të jetë në funksion të kapërcimit të krizës së pandemisë.

“Për shkak të tekeve mund të mbetet në vendnumëro funksionimi i tërë sistemit, pavarësisht nëse bëhet fjalë për dy deputetë që u shkëputën për të vepruar si të pavarur nga Partia Liberale, apo deputeti Izet Mexhiti nga Bashkimi Demokratik për Integrim që duket qartazi se ka mosmarrëveshje me zëvendëskryeministrin, Artan Grubi po nga kjo parti, realisht bllokohet i gjithë sistemi me bllokimin e kuvendit”, thotë Kërzhallovski.

Drejtuesi i Institutit për zhvillim të demokracisë, Albert Musliu thotë për Radion Evropa e Lirë se vota për besimin e qeverisë, mënjanon sabotimet e vendimeve të qeverisë nga qarqe të ndryshme.

“Për një përudhë të gjatë kemi qenë të bombarduar me qëndrimin e opozitës se mund të formojë shumicë të re, gjë që krijonte pasiguri edhe te qytetarët po dhe biznesmenët lidhur me investimet. Tanimë, opozita nuk ka hapësirë për të bërë lojëra me bllokimin e punës së kuvendit me mossigurimin e kuorumit, me pretekstin se kjo përbërje qeveritare ka humbur mbështetjen e shumicës”, thotë Musliu.

Koalicioni qeverisës përbëhet nga Lidhja Social Demokrate, Partia Demokratike Shqiptare dhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Nga koalicioni qeverisës janë larguar dy deputetë të Partisë Liberale. Të dy deputetët po veprojnë si të pavarur dhe kanë thënë se do ta mbështesin Qeverinë Zaev.

Sipas Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, brenda 90 ditëve të ardhshme nuk mund të iniciohet debat për mosbesim ndaj qeverisë, vetëm nëse opozita siguron nënshkrimet e 61 deputetëve nga 120 sa ka kuvendi.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Basha: Ka bashkim të demokratëve dhe socialistëve, por kundër Ramës

Basha: Ka bashkim të demokratëve dhe socialistëve, por kundër Ramës

Vdes edhe babai i 15-vjeçarit të vrarë në Gradicë të Drenasit

Vdes edhe babai i 15-vjeçarit të vrarë në Gradicë të Drenasit

Gërvalla takohet me ambasadorin e Austrisë në Kosovë Weidinger

Gërvalla takohet me ambasadorin e Austrisë në Kosovë Weidinger

Një i vrarë dhe 12 të plagosur në një sulm me bombë në Irak

Një i vrarë dhe 12 të plagosur në një sulm me bombë në Irak

Lajçak në takim virtual me Besnik Bislimin, dakordohen të bisedojnë sërish

Lajçak në takim virtual me Besnik Bislimin, dakordohen të bisedojnë sërish

Sindikalistët kërkojnë rritjen e pagës minimale

Sindikalistët kërkojnë rritjen e pagës minimale

Gjatë marsit pesë persona humbën jetën në aksidente trafiku

Gjatë marsit pesë persona humbën jetën në aksidente trafiku

Gazetari Binakaj lajmërohet nga Klinika e Mushkërive: Për 12 orë vdiqën 2 persona që i kisha në dhomë

Gazetari Binakaj lajmërohet nga Klinika e Mushkërive: Për 12 orë vdiqën 2 persona që i kisha në dhomë

17 të vdekur dhe 599 raste të reja me COVID-19

17 të vdekur dhe 599 raste të reja me COVID-19

Kryetari i Ferizajt jep detaje për arrestimin e 12 personave, në mesin e tyre 8 zyrtarë komunalë

Kryetari i Ferizajt jep detaje për arrestimin e 12 personave, në mesin e tyre 8 zyrtarë komunalë

Shefi i BE-së në Kosovë reagon pas zgjedhjes së drejtorit të ri të AKI-së

Shefi i BE-së në Kosovë reagon pas zgjedhjes së drejtorit të ri të AKI-së

Ministrja Haxhiu priti në takim shefin e misionit të OSBE-së, diskutojnë për adresimin e krimeve të luftës

Ministrja Haxhiu priti në takim shefin e misionit të OSBE-së, diskutojnë për adresimin e krimeve të luftës

Në fundjavë nis vaksinimi për punonjësit e sistemit të hotelerisë në Shqipëri

Në fundjavë nis vaksinimi për punonjësit e sistemit të hotelerisë në Shqipëri

Rrënohet një mbindërtim ilegal në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë

Rrënohet një mbindërtim ilegal në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë

Nis largimi i zyrave të partive politike nga pronat e komunës, Totaj: Pushteti i VV-së s’pati konsideratë

Nis largimi i zyrave të partive politike nga pronat e komunës, Totaj: Pushteti i VV-së s’pati konsideratë

Arrestohet Vali Corleone, në shtëpi i konfiskohen armë e kokainë

Arrestohet Vali Corleone, në shtëpi i konfiskohen armë e kokainë