Berlini fajëson Serbinë se nxiti tensionet në Veri: Të papranueshme sugjerimet për kthimin e trupave serbe në Kosovë

E publikuar: 11/12/2022 21:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Baerbock ka reaguar për situatën e krijuar në veri të Republikës së Kosovës, me serbët lokalë që kanë bllokuar rrugët, ndërkohë s’kanë munguar as sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të EULEX-it.

Baerbock ka thënë se Kosova duke vendosur për shtyrje të zgjedhjeve ka kontribuar në reduktimin e tensioneve, ndërkohë ka fajësuar Serbinë dhe Vuçiqin se me retorikën e tyre kanë bërë të kundërtën.

Ajo thotë se është plotësisht e papranushme retorika e Aleksander Vuçiqit dhe zyrtarëve të tjerë serbë për dërgimin e trupave ushtarake serbe në Kosovë.

Edhe sulmet ndaj EULEX-it thotë se janë të papranueshme gjithashtu. Në fund ajo ka thënë se përkrah dialogun e ndërmjetësuar nga Miroslav Lajcak.