Beckham i lumtur pas takimit me Mbappen: Mbajta në duar medaljen e artë të Kupës së Botës

E publikuar: 18/01/2019 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

David Beckham dhe Kylian Mbappe kanë kaluar së bashku një mëngjes dhe të dy janë ndarë të lumtur që kanë takuar dhe kanë kaluar kohë me njëri-tjetrin.

Ish-ylli anglez ka shprehur kënaqësinë e tij pas takimit me talentin e madh francez, Mbappe.

“Kënaqësi e madhe ta takosh një fitues të Kupës së Botës, lojtar i madh, por më e rëndësishmja një person të madh”.

“Gjithmonë kam dashur të rikthehem në Paris, një nga vendet e mia të preferuara në botë dhe u bë edhe më mirë këtë mëngjes”.

“Unë mora për të mbajtur medaljen e Kylianit të Kupës së Botës, fëmijët e mi mund të jenë pak xhelozë. Më falni djema”, ka shkruar Beckam në postimin e tij Instagram.

Edhe ylli francez u nda i kënaqur dhe i lumtur me takimin që pati me Beckham, pasi diçka të tillë shënoi në postimin e tij të fundit.

“Mëngjesi me legjendën. Ishte një nder t’ju takoj, ju jeni frymëzim për të gjithë ne”, ka shkruar Mbappe në Instagramin e tij.

Ndryshe, Beckham ka zhvilluar 14 ndeshje për PSG-në në sezonin 2012-13, duke i ndihmuar ta fitojnë titullin e Ligue 1 në atë sezon. /Telegrafi/