BE me aksion – bastis zyrat e Gazprom në Gjermani

E publikuar: 30/03/2022 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarët e BE-së kontrolluan zyrat e Gazpromit në Gjermani, si pjesë e një hetimi për rolin e gjigantit rus në rritjen rekord të çmimeve në Evropë, raporton Bloomberg.

Sipas burimeve të paidentifikuara nga agjencia amerikane, zyrtarët kanë vizituar zyrat e kompanisë ruse, përfshirë Gazprom Germania GmbH dhe Wingas GmbH, të cilat furnizojnë me gaz rreth 20% të tregut gjerman.

Aklsioni u ndërmorr pasi që në Evropë janë vonuar hetimet për atë se a kanë ndikuar veprimet e Gazpromit në rritjen marramendëse të çmimeve të gazit, gjë që ka përkeqësuar krizën energjetike në rajon.