BDI me tenda kundër kryqit në Butel të Shkupit

04.03.2016 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Me tenda kundër vendosjes së kryqit 56 metra të lartë në komunën e Butelit në Shkup, të banuar me popullatë të përzier etnike.

Këtë formë të protestës e kanë zgjedhur drejtuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim, që është pjesë e qeverisë së Maqedonisë. Nisjes së punimeve për vendosjen e simbolit të krishterë, zyrtarët e partisë së Ali Ahmetit i janë përgjigjur të enjten në mbrëmje me demolimin e bazamentit të kryqit dhe gardhit me tela, që ishte vendosur të shtunën nga firma ndërtimore. Aty tani janë vendosur disa tenda për të penguar vazhdimin e punimeve.

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se kanë zgjedhur këtë lloj të protestës, pas injorimit të reagimit të tyre se vendimi i miratuar nga komuna e udhëhequr nga partia e Nikolla Gruevskit, ishte kundër ligjor.

Sipas tij, nuk ishte respktuar parimi i Bedenterit, apo miratimi i vendimit me votim të dyfshitë, që parasheh pëlqimin edhe të votave të këshilltarëve të bashkësive entike joshumicë.

“Vendosëm që protestën e dytë ta bëjmë më ndryshe, me vendosjen e tendave, deri në realizimin e qëndrimit tonë për evitimin e kësaj të keqe për komunën e Butelit dhe Shkupit në përgjithësi. Kjo e keqe reflekton krizë ndëretnike dhe ndërfetare në këtë komunë dhe në komunat përreth”, ka dekluar Izet Mexhiti, i cili natën e ka kaluar në tenda, së bashku me funksionarë të tjerë partiak.

I pyetur se pse BDI-ja nuk kërkon zgjidhje institucionale të problemit, kur dihet se ajo është pjesë e qeverisë, Mexhiti thotë se në atë drejtim është duke u punuar.

“Paralelisht zhvillohen edhe biseda për ta bindur palën tjetër se argumentet janë në anën tonë, ndërsa veç kësaj, punon edhe një grup i ekspertëve për të kundërshtuar vendimin, i cili është joligjor“, thotë nënkryetari BDI-së, duke shtuar se për problemin janë njoftuar edhe përfaqësuesit ndërkombëtar, si dhe ata të bashkësive fetare, për të dhënë kontributin e tyre në uljen e tensioneve.

Nga partia e Gruevskit, VMRO DPMNE, nuk e kanë komentuar veprimin e partnerit të tyre në qeveri.

Por, veprimi i BDI-së ka nxitur reagimin e partive opozitare, të cilat aktin e vlerësojnë si të orkestruar, ndërmjet saj dhe VMRO-së, për fitimin e pikëve politike.

Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka thënë se është absurde që një parti në pushtet të dalë në protesta kundër vendimit të koalicionit të saj qeveritar.

“U bëj thirrje qytetarëve që të mos bien pre e këtyre manipulimeve, qoftë për kryqin, qoftë për xhaminë, qoftë për flamurin dhe të tjerat. Partia e shqiptarëve, e cila është në pushtet, duhet të bëjë betejë institucionale që ato çështje të zgjidhen brenda institucioneve. Vlerësoj se është një taktikë politike që e kemi parë disa herë, mes partnerëve VMRO dhe BDI”, deklaroi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi,

Edhe lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev ka reguar duke i quajtur veprimet e partive në pushtet taktikë për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale, në veçanti nga aferat e zyrtarëve që po hetohen nga prokuroria speciale.

“Janë veprime tanimë të para nga partitë në pushtet. Ato gjithmonë para zgjedhjeve të parakohshme marrin pozicionet e tyre nacionaliste. Dua t’i porosisë qytetarët që të mos bien pre e provokimeve të tilla, pavarësisht se nga cila palë vijnë”, tha kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev, transmeton rel.

Tensionet për vendosjen e kryqit pason një vendim të mëparshëm të BDI-së për vendosjen e një simboli me shqiponjën, në komunën e Çairit, të banuar kryesisht me shqiptarë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veteranët e UÇK-së – protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së për qëllime politike

Veteranët e UÇK-së – protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së për qëllime politike

INDEP: Energjia e ripërtëritshme, shtylla kryesore e tranzicionit energjetik në Kosovë

INDEP: Energjia e ripërtëritshme, shtylla kryesore e tranzicionit energjetik në Kosovë

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

Alarmi për gazin amerikan, Zeka: Refuzimi mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA

Alarmi për gazin amerikan, Zeka: Refuzimi mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA

LDK-ja nuk hyn në qeveri pa parime, thotë Haziri

LDK-ja nuk hyn në qeveri pa parime, thotë Haziri

Qeveri teknike me mandat 12 mujor, ndryshim i Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, protestuesit rendisin 5 kërkesa: Kryeministri jo më shumë se 2 mandate

Qeveri teknike me mandat 12 mujor, ndryshim i Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, protestuesit rendisin 5 kërkesa: Kryeministri jo më shumë se 2 mandate

Cakolli: Më shumë se gjysma e fushatës zhvillohet në rrjete sociale, partitë e raportojnë vetëm një ‘porcion’ të shpenzimeve

Cakolli: Më shumë se gjysma e fushatës zhvillohet në rrjete sociale, partitë e raportojnë vetëm një ‘porcion’ të shpenzimeve

PZAP refuzon ankesat e Haxhiut dhe Kryeziut për rinumërim të plotë të votave të PDK-së

PZAP refuzon ankesat e Haxhiut dhe Kryeziut për rinumërim të plotë të votave të PDK-së

Humb jetën në vendin e punës një punëtor në Prizren

Humb jetën në vendin e punës një punëtor në Prizren

Eksperti i Ballkanit Jasmin Mujanoviç bën thirrje për presion më të madh ndaj mosnjohësve të Kosovës

Eksperti i Ballkanit Jasmin Mujanoviç bën thirrje për presion më të madh ndaj mosnjohësve të Kosovës

Hoti thërret protestë për mbështetjen e projektit të gazit amerikan: Refuzimi i tij rrezikon aleancën me SHBA-në

Hoti thërret protestë për mbështetjen e projektit të gazit amerikan: Refuzimi i tij rrezikon aleancën me SHBA-në

Raportohet se pyetjet e testit të maturës po shpërndahen në grupe në rrjete sociale

Raportohet se pyetjet e testit të maturës po shpërndahen në grupe në rrjete sociale

Takohet Hamza me ambasadorin Rudolph, flasin për zhvillimet politike dhe stabilitetin institucional

Takohet Hamza me ambasadorin Rudolph, flasin për zhvillimet politike dhe stabilitetin institucional

Kurti: Administrata publike duhet të jetë urë mes qytetarit dhe të drejtave të tij

Kurti: Administrata publike duhet të jetë urë mes qytetarit dhe të drejtave të tij

DASH: SHBA-ja gati për bashkëpunim me Kosovën në energji, përfshirë gazin amerikan

DASH: SHBA-ja gati për bashkëpunim me Kosovën në energji, përfshirë gazin amerikan

Edmond Lajçi i kërkon falje familjes së Gjyljeta Ukellës: “Kam qenë nën ndikimin e barnave”

Edmond Lajçi i kërkon falje familjes së Gjyljeta Ukellës: “Kam qenë nën ndikimin e barnave”