BBC citon mediat ruse: Bossi i Wagnerit largohet në Bjellorusi, nuk do të ndiqet penalisht

E publikuar: 24/06/2023 22:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediat shtetërore ruse sapo kanë raportuar se shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin do të niset për në Bjellorusi.

Raportet thonë se akuzat kundër tij dhe forcave të tij Wagner do të rrëzohen nga autoritetet ruse për të shmangur “gjakderdhjen”.

Tërheqja e Wagner erdhi pas një ndërmjetësimi nga presidenti bjellorus, Aleksandar Lukashenko, ndërsa Prigozhin tha se po e bën për të shmangur “gjakderdhjen ruse”.