Avokatët u akredituan, por kur do të ngritën aktakuzat e para nga Specialja

E publikuar: 14/03/2018 22:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndonëse lista e avokatëve të Speciales tani është gati, Prokuroria Speciale nuk ka dhënë përgjigje se kur do të mund të ngritën aktakuzat e para.

I pyetur se kur do të ngritën aktakuzat, tashmë kur avokatët janë akredituar, Christopher Bennet, zëdhënës i Tribunalit Special është shprehur se lista e mbrojtësve nuk lidhet me punën e tyre, por të Dhomave të Specializuara.

“Publikimi i listës së mbrojtësit të akredituar nuk lidhet me punën e Prokurorisë Speciale, por është përgjegjësi e Dhomave Speciale. Prokuroria e specializuar dhe Dhomat e Specializuara janë institucione të ndara dhe të pavarura. Zyra e Prokurorit Special është përgjegjëse për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të pretenduara në Raportin e Këshillit të Evropës të Janarit 2011, Trajtimin Çnjerëzor të njerëzve dhe trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë. Megjithatë, Prokuroria e Specialistit nuk komenton mbi statusin e hetimeve dhe nuk do të japë informacione se kur, kush dhe çfarë akuzash të mundshme. Kjo është për arsye profesionale, etike dhe ligjore”, thuhet në përgjigjen e tij për Indeksonline.

Ndryshe, sot kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse Ekaterina Trendafilova, përgëzoi të gjithë avokatët që tashmë janë pranuar në Listat e Mbrojtësve.

“Kushtet e rrepta për pranim në Listat e Mbrojtësve sigurojnë përfaqësim të efektshëm dhe profesional ligjor përpara Dhomave të Specializuara të Kosovës për të akuzuarit dhe viktimat, duke dhënë kështu një kontribut të mëtejmë për integritetin e administrimit të drejtësisë nga ana e Dhomave të Specializuara”, tha ajo./Indeksonline/