Avni Arifi: Respektoni bindjet e lira të deputetëve, këtë e kërkon edhe Kushtetuta

E publikuar: 14/07/2017 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avni Arifi, anëtar i Kryesisë së AAK-së dhe bashkëpunëtor i afër i Ramush Haradinajt, thotë se pas zgjedhjeve të vitit 2014 tre nënkryetarë të AAK-së të cilët ishin edhe deputet braktisën AAK-në dhe u bashkuan me parti të tjera.

“Çfarë ironie, njëri shkoj në PDK, tjetra shkoj në LDK dhe e treta shkoj në VV. AAK aspak nuk ishte e lumtur për ikjen e deputetëve nënkryetarë, por duke marrë parasysh se Kushtetuta e Republikës së Kosovës konsideron se mandati i takon deputetit e jo partisë, AAK nuk e ofendoj asnjërin nga deputetët por i falënderoj dhe u uroj suksese”, shkruan Arifi.

Sipas tij, dy nga partitë që morën nënkryetarë të AAK-së tash pas tri vitesh këto veprime po i quajnë kontrabandë e mashtrim elektorati.

“Kadal burra pak sportivitet ju lutem. Jeta nuk është e mirë veç kur të merr nga të tjerët por edhe kur jep. Respektoni bindjet e lira të deputetëve. Këtë e kërkon kushtetuta e këtij vendi por sigurisht edhe natyra demokratike e subjektit tuaj”, shkruan në fund Arifi.