Avionët luftarakë amerikanë fluturojnë në afërsi të gadishullit Korean

E publikuar: 03/11/2017 08:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy bombardues të SHBA-ve, B-1B me bazë në Guam, të shoqëruar me avionë luftarakë nga Koreja Jugore dhe Japonia, kanë kryer një stërvitje ushtarake në afërsi të Gadishullit Korean.

Sipas mediave koreano jugore, stërvitjet ushtarake kanë ndodhur me 2 nëntor, transmeton portali arbresh.info

“Misioni bilateral i bombardimit të vazhdueshëm (CBP) ishte planifikuar paraprakisht dhe nuk është përgjigje e ndonjë ngjarje të tanishme”, thuhet në deklaratën e Forcave Ajrore të SHBA-ve.