Avdullah Hoti testohet për COVID-19 para shkuarjes në Washington

E publikuar: 23/06/2020 21:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe pjesëtarët e kabinetit qeveritar që do të udhëtojnë me të për në Washington, për shkak procedurave standarde që po aplikohen aktualisht, janë testuar për Covid 19.

“As kryeministri Hoti, as pjesëtarët e kabinetit qeveritar që do ta shoqërojnë atë, nuk kanë asnjë shenjë që lidhet me gripin, mirëpo testimi është bërë për t’iu përmbajtur procedurave të kërkuara të udhëtimit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë Zyra e Kryeministrit, njofton Klan Kosova.