ATK-ja publikon formën për lajmërimin e punëtorëve të rinjë

E publikuar: 13/02/2024 09:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se këtë të martë do e publikon Versionin e ri të Sistemit Elektronik EDI, përmes të cilit do të kërkohet që çdo punëdhënës të informojë ATK-në për lidhjen e një kontrate të punës një ditë para fillimit të punës së punëtorit.

Shërbimi i ri elektronik për lajmërimin e punëtorit është funksionalizuar në Sistemin Elektronik EDI duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, gjegjësisht nenin 43, paragrafin 5.

“Përmes këtij shërbimi, çdo punëdhënës është i obliguar për ofrimin e informatave për të punësuarin e ri, sipas formës së përcaktuar nga ATK-ja, e cila gjendet te menyja “Shërbimet – Regjistro punëtorin e ri”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Tutje thuhet se përmes shërbimit “Formular për regjistrimin e punëtorit”, përveç informatave që merren përmes Agjencisë për Regjistrimin Civil (ARC) dhe informatave përmes listëpagesës mujore, punëdhënësi do të jetë i obliguar që të ofroj edhe informatat shtesë, si:

  • Data e fillimit të punës;
  • Data e ndërprerjes së punësimit;
  • Orari i punës, i plotë apo i pjesshëm;
  • Niveli i shkollimit të punëtorit;
  • Profesioni i punëtorit;
  • Pozita e punës së punëtorit, etj.

TË FUNDIT